
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është “jashtëzakonisht mirë” dhe nuk ka asnjë simptomë të COVID-19, një ditë pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Kështu tha mjeku i tij në një deklaratë të martën.
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë amerikanëve që të mos frikësohen nga koronavirusi, pasi është larguar më 5 tetor nga një spital në Uashington, në të cilin është trajtuar për tri ditë për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Ai u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos lejojnë që ky virus të dominojë jetët e tyre dhe ka thënë se ky shtet do ta mposhtë atë me “ilaçet më të mira” dhe vaksina.
Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus më 2 tetor. Presidenti Trump ka shtyrë një mori ngjarjesh pas infektimit, është zotuar se do t’iu rikthehet sërish aktiviteteve.











