Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka zbuluar ditën e sotme një studim të kryer për hidroksiklorokinën dhe lopinavir/ritonavir të cilat përdoren në trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Ai zbulon se sipas studimit “Solidarity” këto dy trajtime japin pak ose aspak efekt në reduktimin e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19. Në këtë mënyrë, studiuesit do të ndërpresin provat klinike.
Nga Ilir Alimehmeti
Komiteti Drejtues Ndërkombëtar (studimi SOLIDARITY) e formuloi rekomandimin nën dritën e evidencës për hidroksiklorokinen kundrejt trajtimit standard dhe lopinavir/ritonavir kundrejt trajtimit standard nga rezultatet e studimit SOLIDARITY dhe nga rishikimi i të gjitha provave klinike të prezantuar në Samitin e OBSH-së mbi kërkimin dhe inovacionin ne COVID-19, 1-2 Korrik 2020.
Këto rezultate tregojnë se hidroksiklorokina dhe lopinavir/ritonavir japin pak ose aspak efekt ne reduktimin e vdekshmërisë se pacienteve me COVID-19 të shtruar në spital kur këto mjekime krahasohen me kujdesin standard.
Studiuesit e SOLIDARITY do t’i ndërpresin provat klinike me efekt të mënjehershem.
Kujtoj që Shqipëria është pjesë e studimit ndërkombëtar SOLIDARITY.
Edhe pse shume studime klinike të mëparshme e tregonin këtë gjë shume qarte, OBSH-ja e dha këtë deklarate vetëm dje, pas muajsh studimi personal “e verbër” ndaj rezultateve te skuadrave te tjera.
Për të qenë efektive, duhet kontributi i përbashkët i të gjithëve, pa dallime.
Koncepti i “të nënës” dhe “të njerkës” nuk aplikohet në mjekësi.











