• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mjeku anestezist: Jam infektuar me koronavirus dhe ndihem mirë!

by Java News
26/02/2020 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Omar Alquati është dëshmia më e vlefshme që duhet sot për të gjithë ata që janë panikuar, edhe më të drejtë. Mjeku anestezist 43-vjeçar ka marrë sot një telefonatë dhe ka rrëfyer eksperiencën e tij me virusin që ka trembur botën.

Lexoni intervistën e tij si më poshtë:

Omar, si jeni?

Tani për tani mirë, përveç disa dhimbjeve në kocka, por asgjë të veçantë. Nuk kam më ethe, kështu që them se është ok.

Mund të na tregoni se çfarë ju ndodhi këto ditë?

Jam shtruar në spital që nga e diela. Një ditë më parë isha në punë në Codogno. Pasi ndërrova turnin pata simptoma shumë të ngjashme me ato të gripit: dhimbje në nyje, ethe, dhimbje fyti, kollë. Më pas bëra testin ku mu mor një masë pështyme në faring dhe ndërkohë u futa në izolim bashkë me kolegët e tjerë. Testi doli pozitiv, kështu që pasditen e djeshme u transferova me ambulancë këtu në Pavia në njësinë e sëmundjeve infektive. Jam goxhamirë, ata thjesht po më monitorojnë. Duke mos pasur simptoma kryesore me probleme të frymëmarrjes nuk më bënë ndonjë terapi. Një koleg me thotë se shtrimi në spital për raste si imja është e tepërt, por aktualisht kjo është procedura që duhet të ndiqet. Reparti është plot me pacientë që janë si unë. Për fat të mirë, kjo sëmundje shkakton probleme të rënda të frymëmarrjes vetëm tek një numër i vogël të rasteve, për të cilët mund të jetë i nevojshëm pranimi i ICU. Deri më tani ka simptoma të ngjashme me ato të gripit klasik.

Dhjetë ditë më parë, nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë, unë do të isha në shtëpi, do shërohesha dhe do kthehesha në punë.

Sa nga kolegët tuaj janë të sëmurë si ju?

Për momentin janë tre nga ne, por asnjëri nuk ka simptoma të rënda, di që edhe kolegë të tjerë që punojnë në klinikën mjekësore u sëmurën, por nuk di saktësisht se sa.

Ke një ide se ku dhe si mund të jeni infektuar?

Besoj se nga një koleg, që dhe tani është sëmurë. Me të ndërrova turnin javën e kaluar, të dy ishim në punë në Codogno pikërisht në ditët kur rasti i parë që shkaktoi alarmin u dyshua dhe më pas u diagnostikua. Me pacientët kam përdorur gjithmonë mbrojtje. Kështu që nuk mendoj se kam qenë i infektuar nga pacient, ka shumë të ngjarë që infeksionin ta kem marrë nga kolegu, kur nuk isha i mbrojtur. Periudha e inkubacionit zgjat zakonisht rreth 5 ditë sipas OBSH.

Si mendoni se po menaxhohet kjo emergjencë, nga pikëpamja shëndetësore?

Sipas mendimit tim, shumë aspekte mund të ishin trajtuar më mirë, por nuk është tani koha për të folur. Sigurisht që masat paraprake që janë marrë në këto orë janë ato që duhej të ishin marrë, siç janë marrë në Kinë. Infeksioni duhet të përmbahet, kështu që është e drejtë të kufizoni aktivitetet ku ka shumë turma me njerëz. Rasti i parë që gjetëm në Codogno ishte ndoshta i infektuar disa ditë më parë.
Sipas specialistëve të sëmundjes infektive me të cilët kam folur, virusi me siguri është përhapur edhe në zona të tjera të Italisë. Numrat po rriten me shpejtësi në Lombardi dhe Veneto sepse virusi po kërkohet pikërisht atje, nuk e di nëse po e kërkojnë atë në rajone të tjera. Ndoshta shumë shenja të koronavirusit janë ngatërruar me ato të gripit të thjeshtë.

Një pjesë e vogël e të infektuarve mund të kenë ndërlikime, por vetëm një pjesë e vogël. Vdekshmëria është e lartë në mesin e pacientëve të moshuar, por kjo nuk është për t’u habitur.

Pra je i qetë je mirë dhe kjo na bën të lumtur. Na kanë thënë dhe ne të tjerëve që të jemi të qetë.

Edhe në raste të sindromës së rëndë, mjekët do dinë se çfarë të bëjnë. Ky koronavirus i ri nuk shkakton asgjë që një mjek në reanimacion me një minimum përvoje nuk e ka hasur në karrierën e tij. Këto janë kushte klinike që shpesh ne që punojmë në kujdesin intensiv i shohim. Nga ky këndvështrim, koronavirusi nuk ndryshon asgjë në praktikën tonë klinike. Një pacient i sëmurë kritik, mund të ketë ndërlikime dhe kjo është e pakthyeshme, por të tilla raste nuk përbëjnë shumicën e rasteve të të prekurve. Nëse arrijmë të menaxhojmë dhe të kufizojmë përhapjen e virusit, jemi më të sigurt.

Artikulli është publikuar në gazetën “Esanum”, një gazetë mjekësore ku mjekët publikojnë materiale me argumente shkencore që mbledhin gjatë eksperiencave në Kongrese të ndryshme që zhvillohen për mjekësinë.

Next Post
Hartat/ Këto janë 7 zonat që do rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit

Sizmiologët prezantojnë në Akademinë e Shkencave raportin për ndërtime rezistente ndaj tërmeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In