Mjeku Alimehmeti skeptik për shifrat e Covid-19: Të akumuluara prej kohësh?!

Mjeku Alimehmeti

Rastet aktive me COVID-19 janë përgjysmuar në javën e fundit. Sipas raporteve ditore që publikon Ministria e Shëndetësisë në datën 7 maj numri i rasteve aktive me COVID-19 ishte 13.916 ndërsa 7 ditë më vonë në 14 maj raportohen rreth 6 mijë infektime më pak ose 7407 raste aktive.

Por sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti shifrat e të shëruarve që raporton qeveria nuk përputhen me trendin e infektimeve ditore për periudhën dy mujore prill-maj 2021.

Gjatë kësaj periudhe kohore që përkon edhe me fushatën elektorale ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifra tejet të ulëta infektimesh në rënie që shkojnë nga 160 deri në 30 infektime në 24 orë. Ndërsa nga ana tjetër të shëruarit që e kanë kaluar fazën 14 ditore pa komplikacione brenda të njëjtës periudhë kohore llogariten 8 deri 10 herë më shumë se të infektuarit.

Sipas ekspertëve mungesa e një tamponi të dytë që dëshmon saktësisht negativitetin pas infektimit me COVID-19 ka prodhuar shifra të fryra të rasteve pozitive të akumuluara prej kohësh.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com