• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku Alimehmeti bën analizën: Rastet pozitive në vend janë 21-22%, nuk ka rëndësi tamponi nëse ke shenjat e COVID

by Ardit Rada
12/08/2020 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë së fundmi u shpreh se Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë Ai tha se 600-700 shtrimet në vit nga Covid përbëjnë vetëm 0.5% të gjitha totalit të shtrimeve në vend.

Ndërsa referuar rritjes së rasteve, në Ora News mejku Alimehmeti u shpreh se kjo ka lidhje me rritjen e numrit të testimeve. Alimehmeti shtoi se raporti mes testimeve dhe rasteve të reja duhet ulur në 10% duke qenë se vendi ynë e ka 22%.

Ilir Alimehmeti: Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë. po ashtu, kemi vdekje në shtëpi dhe nuk raportohen si vdekje Covid. Kemi një ulje të vdekjeve krahasuar me vitin 2019 me 3%. Nuk ka pasur një incidencë Covid-i në tremujorët e dytë. Jemi duke parë vetëm një spektër të vogël të vdekjeve në Shqipëri dhe duke harruar vdekjet për shkak të sëmundjeve të tjera. Kemi 600 ose 700 shtrime në gjithë vitin me Covid dhe 116 mijë me sëmundje të tjera. Pra Covid-i për 0.5% të problematikës spitalore.

Ekziston një rritje e numrit të rasteve, por është rritur edhe numri i testeve. Kemi një raport diku te 21-22 % pozitiviteti. Pra, nëse bëjmë më shumë teste do të kemi më shumë raste. Këtë shifër ne duhet ta ulim nën shifrën 10 % ashtu sikurse është rekomanduar nga OBSH. Popullata nuk është e trajnuar për përdorimin e maskës ose nuk përdor të duhurën. Kur përdoret maska, harrohet masa e distancimit personal duke i ngjitur njerëzit me njëri-tjetrin. Keqpërdorimi i saj kthehet në risk. Jeta nuk është laborator, sepse aty funksionin maska.

Alimehmeti theksoi se janë bërë investime vetëm në spitalet Covid në kryeqytet dhe jo në ato rajonale.

Ilir Alimehmeti: Ne kemi investuar vetëm në spitalet Covid në kryeqytet, por në spitalet rajonale nuk ka pasur thuajse investim. Italia ka pasur spitale rajonale gati. Duke çuar raste atje spitalin Nënë Tereza mund ta kishim mbajtur të pastër, por nga ana tjetër personeli në këto spitale është më pak i aftë. Është e nevojshme që të trajnohen spitalet rajonale dhe të ecin në këtë drejtim. Kemi shumë rekomandime të ndryshme që mund të ishin bërë, por nuk u bënë dhe prandaj jemi në këtë situatë sot.

Referuar saktësisë së tamponit, Alimehmeti tha se ka një saktësi 70% dhe se rastet që dalin negative, por kanë gjendje klinike të shprehur janë Covid.

Ilir Alimehmeti: Tamponi ka një sensitivitet rreth 70 %. Ky është një test screenimi dhe rezultatin e vendos diagnoza. Nëse dikush ka një test negativ, por një gjendje klinike të shprehur atëherë me Covid është, nuk është se ka një ndryshim. Nuk është tamponi që ta jep rezultatin, por mjeku që vë vulën. Pra, kur një persona ka shenja klinike si mungesë frymëmarrje dhe temperaturë, Covid është sepse nuk ka virozë të tjera vërdallë. Në këto raste duhet izolim në shtëpi.

/e.rr

Next Post
Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër, Yuri Kim: Krenar që na bashkoheni, vendim i rëndësishëm

Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër, Yuri Kim: Krenar që na bashkoheni, vendim i rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In