• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mjekja shqiptare në Itali rrëfen sfidat brenda “Uniformës së vetëvrasjes”: Çdo gabim paguhet rëndë

by Java News
02/04/2020 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Entela Resuli e gazetës DITA ka intervistuar doktoreshën Adelona Salaj, e cila është diplomuar për mjekësi në “La Sapienza” të Romës dhe ka kryer po aty specializimin në kirurgji të përgjithshme.

Ajo jeton në Grosseto, Toskana dhe punon në repartin e kirurgjisë robotike onkologjike dhe të urgjencës.

Spitali është inauguruar 1 vit më parë, por Drejtoria shëndetësore zonale vendosi që kjo strukturë e re të bëhej qendër e të sëmurëve me CoVid-19 për të gjithë rajonin duke pasur në dispozicion 120 shtretër në Terapi Intensive.

Në një moment të intervistës Dr. Salaj flet për atë ajo e quan “uniforma e vetëvrasjes”.

Rrëfen mjekja:

“Situata nuk është aspak e thjeshtë, për sa i përket ritmeve të punës dhe kushteve në të cilat po punojmë, por edhe për frikën që lexon nëpërmjet syve mbi maskën që ka në fytyrë kolegu përballë, apo sytë gjithë terror që pacienti ka ndërsa të shikon të futur në atë që unë e quaj “Uniforma e Vetëvrasjes”. Duhet mësuar përmendësh radha me të cilën vishen e mbi të gjitha rradha si duhen hequr. Çdo gabim apo mos vëmendje paguhet vërtet rëndë”.

Dr. Salaj shton se pjesa emocionale e të sëmurit është pesha më e rëndë e kësaj situate.

“Nga momenti që tamponi del pozitiv ai person është tërësisht i izoluar nga kushdo që e rrethon. Drama psikologjike është një pjesë vërtet e rëndësishme edhe pse në këto kushte emergjence askush nuk po i kushton shumë vëmendje. Atë pjesë të dramës e jeton personeli shëndetësor që ka mundësi të hyje në kontakt me pacientin dhe që gjithmonë mundohet të mbajë shpresë dhe buzëqeshje te sytë. Është e vetmja pjesë e trupit që mund të shikohet poshtë Uniformes se Vetëvrasjes”.

Po pse e quan kirurgia kështu uniformën që duhet të veshë, ose më saktë uniformën e saj të përhershme të kirurges plus uniformën e posaçmw për mbrojtjen nga Covid.

Ajo tregon një rast të një pacienti situata klinike e të cilit ishte kritike.

“Fillova të vishja shtresat e Uniformës, çdo shtresë bëhej gjithnjë e më e bezdisur, dy maska, syzet dhe syzet mbrojtëse. Ndjeja rripin e maskës që më shtypte veshin, ndjeja djersën nga hunda dhe buza, syzet që me visheshin nga afshi i frymëmarrjes sime. Edhe pse e rrezikshme duhet të mbaj hapur valvulat që ajri të mund të dalë sepse është e vetmja mënyre për të operuar përndryshe nuk shihet asgjë nga avulli i frymëmarrjes.

Ah po harrova që, pjesë e uniformës së posaçme për Covid është jo vetëm 2 këmisha me të cilat jam mësuar, sepse i përdorë në përditshmërinë time në sallë operimi, por 3 palë dorashka që duhen vënë dhe hequr me një radhë shumë precize që të mos infektohesh.

Me 3 palë dorashka dhe ndjeshmëria e dorës së kirurgut ndryshon, gjithçka bëhet akoma më e vështirë. Zgjati 2 orë, nga ai moment për mua ajo u quajt Uniforma e Vetëvrasjes”.

Next Post
Provimet dhe mësimi online për universitetet, Ministrja Shahini: Shpresoj të kthehemi në shkollë me 6 prill

Shkollat mbyllen pa afat, Shahini: Mësimi online vazhdon si në katër javët e para! Ndërsa mësuesit ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In