• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekja: Kanceri i gjirit gjendet edhe tek meshkujt, kam pasur shumë raste…

by A R
07/10/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë mjekja senologe Ervehe Dervishi e cila ka folur për kancerin e gjirit, ku muaji Tetor është dhe muaji i ndërgjegjësimit të grave për të bërë kontrolle sa më të shpeshta dhe të mos e lejnë kurrë pas dore. Ndër të tjera mjekja ka treguar se përveç grave edhe burrat preken kanceri i gjirit dhe gjatë eksperiencës së saj ka pasur shumë raste, ku meshkujt janë kuruar njësoj si gratë dhe me të njëjtën ecur dhe akoma dhe sot vazhdojnë të gëzojnë shëndet të plotë.

Katerina Trungu: Është një sëmundje vetëm për gratë, apo e gjejmë edhe tek burrat?

Ervehe Dervishi: Jo është sëmundje që e gjejmë dhe tek meshkujt, kështu që apeli nuk do ishte vetëm për gratë, por edhe për meshkujt. Rreth 1% e burrave deri në 3% preken nga kanceri i gjirit dhe kanë të njëjtën klinikë që kanë dhe gratë. Marrin të njëjtin mjekim që marrin dhe gratë. Ecuria është e njëjtë, nuk ka ndryshime mes tyre. Unë të paktën nga eksperienca shumë vjeçare kam operuar burra që sot e kësaj dite janë në jetë dhe jashtëzakonisht mirë.

Mjekja tregon se gratë mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara por vitet e fundit, kjo moshë ka ndryshuar për shumë faktorë, si stili i jetesës, ndryshimet klimaterike etj dhe ka pasur raste të vajzave të reja që 28, 30, 35 vjeç.

Disa nga shenjat e kancerit të gjirit që mjekja ka përmendur janë:

-Kokërr në gji

-Rrjedhje me ngjyrë të errët e kokës së gjirit

-Futja e kokës së gjirit brenda

-Gropëzimi i lëkurës

-Skuqje të lëkurës

-Deformim të gjirit dhe asimetrik

-Gjendrat në sqetull.

Sipas mjekes trashëgimia është shkaku kryesor i kancerit të gjirit dhe i bën thirrje të gjithë grave dhe vajzave të bëjnë kontrolle sa më të shpeshta tek mjeku, për ta parandaluar kancerin e gjirit. Ajo ka treguar se ka pasur shumë raste që ka kuruar nënë e bijë nga kanceri i gjirit.

Një këshillë tjetër që mjekja ka dhënë për nënat e reja, është se ato duhet të mbajnë në gji fëmijën e tyre nga 6 muaj deri në 1 vit sepse është e mjaftueshme për fëmijën. Nëse e mbajnë më tepër, gjiri i tyre mund të pësojë trauma.

/a.r

Next Post
‘95% e njerëzve e kalojnë si një grip të gjatë’/ Mjeku sqaron të sëmurët me COVID: Ja shenja e alarmit kur duhet t’i drejtoheni spitalit

'Vendi ynë e ka kaluar valën Delta'/ Mezini për trajtimet post COVID: Virusi më la probleme me kujtesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In