• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekja Brunilda Zllami rrëfen ngjarjen në ‘Spitalin Amerikan’: Asnjëri nga ne s’e mori më veten

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jam pa fjale!
Rralle me ndodh dicka e tille. E te mendosh se sot gjithcka nisi si nje dite e zakonshme. Nje e hene e mbushur me pune. Isha ne konsulte kur nga dritarja degjova zera, zhurma dhe u bezdisa duke menduar me vete se kush flet me ze te larte ne oborrin e spitalit. Pastaj ne korridor zhurma rrotash qe ecnin me shpejtesi, zera qe nuk i identifikoja dot cfare thoshin. Mendova me vete ndonje urgjence duke ndier shqetesimin qe me mbertheu ndersa tentoja te identifikoja ndonje fjale. Prisja qe zerat te shuheshin e te kthehej qetesia e zakonshme, por nuk po ndodhte. Dola te pyes kur pashe infermiere, doktore qe leviznin me shpejtesi duke shtyre krevatet e te semureve. Dicka ka ndodhur tek dializa, me thane duke mos fshehur dot shqetesimin. Per pak minuta i gjithe spitali ishte perfshire ne ndihmen dhe perkujdesjen per te semuret. Infermieret, mjeket e rinj, mjeket specialiste … Askush nuk e jepte veten dhe kryente detyren, pavarsisht tronditjes qe kishte gjithsecili brenda shpirtit. Pyeta per koleget nese ishin lenduar. Disa ishin djegur duke shpetuar te semuret. Doktoresha bashke me stafin kishin qendruar deri ne fund duke u munduar te shpetonin cdonjerin prej tyre. Dhe mos mendoni se ishte e lehte. Pacientet e dializes jane te lidhur me makineri qe bejne te mundur pastrimin e gjakut te tyre. Imagjinoni se sa e veshtire ka qene per personelin qe rrezikoi jeten per t’iu ardhur ne ndihme. Asnjeri nuk iku. Te gjithe qendruan deri sa munden per t’i shpetuar. Kerkova tek te semuret nje paciente qe ndiqja e cila kishte dialize cdo te hene. Nuk e gjeta ne asnjeren nga dhomat ku ishin te semuret. Me kapi nje ankth i tmerrshem. Po sikur… Nuk doja ta mendoja se mund t’i kishte ndodhur dicka e keqe. Me ne fund e gjeta ne urgjence. Qante, dridhej nga tmerri. “Jane heronj doktoresha”! – me thoshte per personelin. “Sikur te mos kishin qene ata do kishim vdekur te gjithe”. U mundova ta qetesoja por isha e deshperuar. Nuk mund as ta imagjinoja se c’kishin perjetuar koleget e mi sot, as pacientet qe te lidhur pas makinave e kane pare veten mes flakeve e tymit. Nuk mundem as ta imagjinoj ku e kane gjetur forcen per te mos lene ankthin t’i kaploje e per te sakrifikuar edhe veten ne ate situate.

Ne korridore gjeje familjare qe pyesnin te tronditur per te afermit ndersa kishte filluar dalengadale te binte qetesia qe nuk ngjante me e tille. Takova doktoreshen qe ishte zbehur ne fytyre e serisht vazhdonte te kujdesej per pacientet. E pyeta nese ndihej mire. Syte e saj folen me shume se fjalet. Jo, ajo s’ndihej mire. Sepse me ata paciente ajo takohej perdite, kujdesej cdo dite dhe sot i kishte hequr nga kthetrat e vdekjes bashke me gjithe personelin e dializes. Nuk kishte qene nderhyrje mjekesore, por njerezore.

Po pse ndodhi? Askush nuk di. Zakonisht ne nje dite vere dikush mban me vete nje shishe uje, por jo nje shishe benzine. Zakonisht mes te semureve ka empathi per fatin e perbashket por jo urrejtje.

Asnjeri nga ne nuk e mori me veten sot. Trishtimi, dhimbja, pasiguria na lexohej ne sy. E sikur te mos mjaftonte kjo kur kthehem ne shtepi lexoj disa shkrime dashakeqese qe s’kane asgje te vertete dhe me pas komente te mbushura me vrer. Dhe u nervozova. Sepse me ngjane me ate shishen e benzines. Shishen e benzines qe dikush e hedh per te kenaqur vanitetin e tij pa menduar per pasojat.

Jam e lodhur me kakofonine, me pavertetesine dhe urrejtjen. Nje bote e tere po vuan nga krimet e urrejtjes. Mos mbillni urrejtje per dy lexime me shume se ajo mbin shpejt, shumohet si tumor dhe po kaq shpejt korret. Dhe me besoni se nuk do iu pelqeje aspak.

Jete njerezish humben sot! Te semure qe kerkonin mjekimin e perhershem, ata qe jane vene ne prove nga nje semundje munduese. Nuk dua t’ju them se cfare vuan nje i semure qe eshte i varur nga dializa. Nuk mund ta kuptoni. As s’mund te kuptoni teresisht perpjekjet e perditshme te stafit mjekesor per te dhene me te miren qe dine ne cdo rast.

Di vetem qe sot dicka u thye brenda meje. Dicka qe me la pa fjale. Dicka qe me la nje shije me teper se te hidhur.

Por mund te them dicka. Ishte e trishte per te gjithe ne kjo qe perjetuam dhe nuk mund te le pa shprehur mirenjohjen per personelin e spitalit ku punoj. “Jane heronj doktoresha!”- me tha pacientja ime per ta. Dhe keshtu besoj dhe une.

Jete njerezish u moren sot ne nje te hene qe filloi si dite e zakonshme. E ndersa shume u sulen si te marre per te krijuar lajme ne zyra te strukur pas skrivanive te erreta, pakush deshi te mesonte per ate qe ndodhi vertet. Per tmerrin qe provuan pacientet e personeli mjekesor!

Ngushellime familjeve per humbjen! Nuk mund t’a imagjinoj dhimbjen e tyre. I jemi bindur ligjit te natyres qe semundjes mund te na vrasin, por njerezit?

Sot ishte dite e zakonshme e fillimit te nje jave. Por nuk rezultoi e tille.
Jam vertet e merzitur, jam e tronditur dhe …Pa fjale…!

ma.me

Next Post

Sportisti zelandez plaçkitet në Rio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

October 3, 2026
Britanikët ndryshojnë mendje një dekadë pas “Brexit”! Sondazhi zbulon se gjysma mbështesin rikthimin në gjirin e BE-së

Britanikët ndryshojnë mendje një dekadë pas “Brexit”! Sondazhi zbulon se gjysma mbështesin rikthimin në gjirin e BE-së

October 3, 2026
Tetori muaji i Migjenit, ekspozita dhe aktivitete në bibliotekën e Shkodrës

Tetori muaji i Migjenit, ekspozita dhe aktivitete në bibliotekën e Shkodrës

October 3, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

Raportet Trump-Meloni, si një marrëdhënie “dashuri-urrejtje”! Presidenti amerikan ndryshon përsëri mendim: Gjithmonë më ka pëlqyer, shkojmë shumë mirë!

October 3, 2026
Mëngjes aksidentesh në Lushnjë, dy makina përplasen “kokë më kokë” në autostradë, raportohet se…

Mëngjes aksidentesh në Lushnjë, dy makina përplasen “kokë më kokë” në autostradë, raportohet se…

October 3, 2026
Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

October 3, 2026
“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

October 3, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Moti sot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike! Parashikimi i motit për ditën e sotme, në zonat malore priten…

October 3, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Tensione në rritje, Trump thërret takim sekret në “Camp David”! Në tavolinë strategjia e ardhshme për Iranin dhe rebelët Huthi

October 3, 2026
Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com