• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mjekim i gabuar në sy, pacienti hedh në gjyq tre mjekë

by A R
09/11/2015 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pretendon se është mjekuar gabim në të dy sytë nga mjekët e spitalit francez, njëherazi dhe të një klinike private, ka vendosur ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore. Pak ditë më parë, Kujtim Gj. ka hedhur në gjyq tre mjekë, duke kërkuar dëmshpërblim nga ana e tyre për dëmet që pretendon se i kanë shkaktuar nga keqmjekimi. Konkretisht, Kujtim Gj. ka paditur mjekun A.L., ish-shef pavioni në spitalin francez; A.G., mjeke në spitalin francez dhe në klinikë private si dhe V.M., punonjëse në spital francez. Ai kërkon nga gjykata të detyrojë të paditurit që ta dëmshpërblejnë në para, në të kundërt t’u heqë të drejtën e ushtrimit të profesionit. Padia mban nr. 13485 dhe do të shqyrtohet nga gjykatës Astrit Faqolli, i cili pasi të dëgjojë pretendimet e palëve, të marrë mendimin e specialistëve të fushës, do të vendosë nëse paditësi ka të drejtë dhe nëse duhet dëmshpërblyer.

Dëmshpërblimi

Ashtu sikurse dhjetëra pacientë, edhe Kujtim Gj. është drejtuar në spitalin francez, për problemet që kishte me dy sytë. Por, teksa shpresonte se do të bëhej më mirë, ai pretendon se është mjekuar në mënyrë të gabuar nga mjekët, të cilët i kanë shkaktuar dëm të rëndë. Në këto kushte, ai ka vendosur që në rrugë gjyqësore të kërkojë dëmshpërblim nga bluzat e bardha. Sikurse thuhet në padi, për dëmtimet që ka pësuar në syrin e djathtë, ai bën përgjegjës mjekët A.T. dhe V.M., ndërsa për dëmtimet e pësuara në syrin e majtë, kërkon dëmshpërblim nga mjekja A.G.. Në fakt, ai e ka lënë në çmim të gjykatës shumën e dëmshpërblimit për dëmtimet që pretendon se i janë shkaktuar nga keqmjekimi në sy.

Përfitimi si qëllim

Në padinë e Kujtim Gj. bie në sy fakti se veç të tjerash, ai e konsideron si të qëllimshëm keqmjekimin që i është bërë nga bluzat e bardha, madje thekson se një gjë të tillë ata a e kanë bërë për qëllime përfitimi. “Këto keqmjekime janë bërë me qëllim fitimi. Nëse mjekët nuk më dëmshpërblejnë dëmin, t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit si mjekë, pasi e kanë të përsëritur si ves të ulët fitimin”, shprehet ndër të tjera pacienti në padinë e tij. Procesi pritet të nisë brenda pak ditësh dhe gjykata në këtë rast medoemos duhet të caktojë ekspertë të fushës që të përcaktojnë nëse pacientit i është shkaktuar dëm nga mjekët dhe nëse po, cila është shuma që duhet të përfitojë si dëmshpërblim.

/BalkanWeb/

Next Post

Berisha e Islami, thirrje për revolucion si në Rumani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

July 24, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Avokati Ndreca: As vetë Ols Dado nuk ka thënë që është emëruar në mënyrë të ligjshme!

July 24, 2026
Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

Video/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, prindërit e autorit e telefonojnë teksa policia kërkon ta bindë të dorëzohet

July 24, 2026
Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

July 24, 2026
Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

July 24, 2026
Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë

July 24, 2026
Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer

July 24, 2026
Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

Protesta para Parlamentit, 21 protestues nën hetim dhe 2 në pranga pas përplasjeve me policinë

July 24, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Çupi sulmon Berishën: Është një nga armiqtë e Shqipërisë dhe eksponent i shkatërrimit të vendit

July 24, 2026
VIDEO / Në kërkim të Nertil Buzit, RENEA ‘blindon’ pikat kyçe të Roskovecit, dalin pamjet

VIDEO / Në kërkim të Nertil Buzit, RENEA ‘blindon’ pikat kyçe të Roskovecit, dalin pamjet

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In