• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët zbulojnë raportin: Kujdes! Ajri i kondicionerit ndihmon në përhapjen dhe infektimin nga COVID-19

by Ardit Rada
21/08/2020 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin me Covid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standarde optimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

Lagështia relative duket se “ndikon fuqishëm” në përhapjen e viruseve në mjediset e mbyllura, sidomos kur ajri është i thatë. Ky është përfundimi i një ekipi hulumtues indiano-gjerman.

“Lagështia duket se luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për përhapjen përmes ajërit të COVID-19 në mjediset e brendshme”, tuhet në raport, i cili bazohet gjithashtu në gjetjet e nga testet e kaluara me viruse të ngjashme, H1NI për gripin dhe MERS-CoV.

Ngrohja apo ftohja ekstreme e mjediseve të brendëshme me kondicioner shkakton tharjen e ajrit dhe ndihmon përhapjen e virusit COVID-19

Prandaj në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi, për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve, thanë analistët e Laboratorit Fizik Kombëtar të Indisë CSIR të udhëhequr nga Sumit Kumar Mishra dhe ata të Institutit Leibniz të Gjermanisë për Kërkime Troposferike (TROPOS) nën drejtimin e Alfred Wiedensohler dhe Ajit Ahlawat.

Ruajtja e lagështisë relative të dhomave apo zyrave në vlerat 40% dhe 60% si dhe hapja e dritareve mund ta zvogëlojë thithjen e pjesëzave të infektuara prej virusit.

Hemisferën e veriut e pret rreziku

Ardhja e dimrit në hemisferën veriore nënkupton rreziqe më të larta për “miliona njerëz”, paralajmëroi Wiedensohler, sepse ata do të qëndrojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajër që vjen jashtë duke kaluar përmes kondicionerëve.

Në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve

Ngrohja e ajrit në një temperaturë të pranueshme do ta “ulë ndjeshëm lagështinë relative të mjediseve të shtëpive, zyrave apo dyqaneve, dhe kjo do të krijojë një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme për banorët apo punonjësit, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19”, thuhet në studim.

Por sipas studimit edhe ftohja ekstreme e mjediseve të brendëshme me kondicioner gjatë verës shkakton tharjen e ajrit dhe gjithashtu “ndihmon jetëgjatësinë e viruseve COVID”.

Standard minimum për lagështinë relative në mjedise të mbyllura

Si përfundim ekipi i studiuesve thotë që mbikëqyrësit e ndërtesave dhe qeveritë duhet të azhurnojnë standardet dhe duhet të përfshijnë faktorin e lagështisë në rregullat e ardhshme për mjediset e mbyllura.

“Bazuar në gjetjet e studimit për të ardhmen është e domosdoshme të vendoset një standard minimum për lagështinë relative në ndërtesat publike” thuhet në raport, sepse kjo “jo vetëm që do të zvogëlojë ndikimin e COVID-19, por gjithashtu do të zvogëlojë edhe ndikimin e shpërthimeve të mëtejshme të epidemive virale”.

Për momentin, përveç mbajtjes së maskave, shkencëtarët udhëzojnë që të respektohet distanca sociale dhe që në mjedise të mbyllura të ketë në varësi të madhësisë sa më pak njerëz që të jetë e mundur”./DW

Next Post

Lojëra fati dhe mosrespektim i masave antiCovid/ Arrestohet 18-vjeçari, e pësojnë keq 2 pronarët e lokaleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

November 2, 2026
“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

November 2, 2026
Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In