• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët ushtarakë, 900 vizita mjekësore gjatë ditëve të emergjencave

by Java News
12/01/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës në zonën e Porto Romanos në qarkun e Durrësit u takua me efektivët e FA, të cilët po asistojnë ekipet mjekësore në zonat ku kërkesat nga komuniteti janë të mëdha.

“Gjatë Dhjetorit kaluam një muaj të vështirë, por që u përballua me sukses nga Forcat e Armatosura. Kur flasim për emergjencat civile, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga moti i keq është një element me shumë rëndësi. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, ofruan kujdes shëndetësor në zona të ndryshme të vendit gjatë ditëve të emergjencave.

U kryen mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevoja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka gjatë ditës së saj të punës në qarkun e Durrësit, shoqërohej nga deputetja e PS, Klodiana Spahiu dhe prefekti Roland Nasto, të cilët vlerësuan mbështetjen që FA po i jep komunitetit.

“Unë doja të falenderoja të gjithë ekipin e qendrës shëndetësore, si edhe ekipin tuaj që ka ardhur për të dhënë një ndihmë modeste, në këtë zonë në nevojë dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë edhe më i shpeshtë”,- tha Spahiu.

Sipas mjekëve në uniformë, bashkëpunimi me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë në qendra shëndetësore ka ndihmuar në cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Në konsultat e kryera, deri diku kemi mundur të bëjmë një ndryshim të mjekimit, aty ku ne e kemi gjykuar, kuptohet në bashkëpunim me mjekun e familjes”-shpjegon mjekja e FA.

Forcat e Armatosura po kontribuojnë këto ditë edhe me dhurimin e librave artistikë në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme të përgjithshme në disa bashki, kryesisht në zona periferike.

“Edukimi i lexuesit dhe nxitja e leximit është zanafilla e suksesit të një njeriu në jetë, pasi mbi të gjitha kalit vullnetin. Dhe kur flasim për vullnet biem të gjithë dakord se nuk ka model më të mirë të vullnetit dhe këmbënguljes sesa Forcat e Armatosura. Sot ne dhurojmë 6 mijë tituj librash artistikë të autorëve të ndryshëm, për dy shkolla, një këtu në qarkun e Durrësit dhe në të njëjtën kohë efektivët e FA po dhurojnë libra edhe për një tjetër në Patos.

Në këtë mënyrë ne i japim mundësinë, këtyre vajzave dhe djemve për t’u edukuar përmes librit, i japim mundësinë për të qenë më të suksesshëm nesër në jetë”, tha ministrja Xhaçka gjatë vizitës në shkollën 9 – vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano.

a.ç

Next Post
Gazetarja që la profesionin për të drejtuar burgun e grave në Shqipëri

Gazetarja që la profesionin për të drejtuar burgun e grave në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

September 25, 2026
Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com