• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mjekët thanë se kisha vetëm 2% mundësi për të jetuar”, rrëfehet protagonisti i serialit “Friends”

by A R
20/10/2022 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak më shumë se një vit më parë, në maj 2021, saktësisht 17 vjet pas lamtumirës së “Friends”, protagonistët e serialit, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, u ribashkuan në HBO Max.

Me 10 sezone shumë të suksesshme dhe 236 episode në total, Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross u bënë shumë të famshëm. Por, fama ka dhe anën e saj të errët. Nga të gjithë aktorët, Matthew Perry, i cili interpretonte personazhin Chandler Bing, dukej qartë që vuante pasojat e varësisë ndaj qetësuesve.

Sot, në një intervistë për revistën “People”, 53-vjeçari rrëfen gjithçka, duke theksuar se falënderon Zotin që është ende gjallë.

Matthew Perry tregon se ishte pranë vdekjes rreth katër vite më parë. Në atë kohë u raportua se aktori vuante nga një perforim gastrointestinal, por në realitet ai kaloi javë të tëra duke luftuar për jetën pasi i shpërtheu zorra e trashë nga përdorimi i tepërt i qetësuesve. Ai kaloi dy javë në koma dhe 5 muaj në spital.

“Mjekët i thanë familjes se kisha 2% mundësi për të jetuar”, kujton aktori. Kjo ndodhi si pasojë e varësive që e detyruan Perryn që të hynte në rehabilitim plot 15 herë dhe t’i nënshtrohej 14 operacioneve.

“Kam shumë arsye për të qëndruar esëll. Mjafton vetëm të shikoj se si jam bërë poshtë. Po të kisha vdekur, njerëzit do të trishtoheshin, por nuk do të çuditeshin. Dhe kjo është një gjë shumë e frikshme ”, thotë 53-vjeçari.

/a.r

Next Post
Ish-ministri i Shëndetësisë: Rama po na provokon me maskat! Ato janë burim infeksioni

“Berisha-Meta, çift solid, ngrihen edhe nga humnera”, Ndoka: Ajo e tyre, nuk do të jetë qeveri ngjalash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In