• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mjekët pa Kufij: Në Gaza situatë monstruoze, 1 kg sheqer bën 57 dollarë. Nuk ka më as ujë!

by A R
17/06/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çfarë ka ndryshuar për Gazën me nisjen e luftës mes Izraelit dhe Iranit? Në nivel mediatik gjithçka, por për ata që jetojnë këtu asgjë, të gjithë vazhdojnë të mbeten pa ushqim dhe pa të ardhme”.

Kështu shprehet Angelo Rusconi, një 54-vjeçar nga Como-ja e Italisë, përgjegjës i projektit të Mjekëve pa Kufij në Rripin e Gazës. Ai nuk e fsheh frikën e tij. Me hapjen e frontit iranian, shpjegon ai përmes një lidhjeje video nga qyteti i Gazë, palestinezët rrezikojnë të harrohen edhe më shumë. Për këtë arsye, më shumë se kurrë, nevojitet që qeveritë evropiane të ndërhyjnë konkretisht për të ndalur masakrën në Rrip, theksoi dje organizata Mjekët pa Kufij në një apel publik. Ai zhvilloi një intervistë për La Repubblica duke rrëfyer më shumë për situatën aktuale në vend.

Cilat janë emergjencat më të mëdha në Gaza për momentin?

Angelo Rusconi: Raketat që vazhdojnë të vrasin në heshtje të plotë dhe që edhe dje lanë 68 të vdekur. Para dhjetë ditësh një raketë shpërtheu vetëm 70 metra larg klinikës sonë, ku çdo ditë paraqiten 15 fëmijë të rinj me gjymtime të përhershme. Pastaj kemi emergjencën e ushqimit dhe të barnave. Jemi në javën e 12-të të kufijve të mbyllur. Nëse përpara luftës hynin 500–600 kamionë ndihmash në ditë, tani jemi mes 20 dhe 60. Mijëra kamionë dhe qindra prej tyre janë të Mjekëve pa Kufij qëndrojnë të bllokuar prej javësh në kufi, sepse Izraeli nuk i lejon të hyjnë, ndërsa ushqimi rrezikon të prishet. Është një sistem çnjerëzor, një krim kundër njerëzimit. Izraeli po e përdor urinë si armë lufte.

Dhe kështu çmimet shkojnë në qiell…

Angelo Rusconi: Janë monstruoze. Një kilogram sheqer ka kaluar nga një në 57 dollarë, mielli në 20 dollarë. Mishi nuk ekziston më, këtu bëhesh vegan me detyrim. Perime ka shumë pak, sepse më shumë kultivoheshin në veri, i cili tani është i paarritshëm. Këtu në lagje kishte një piceri, por u detyrua të mbyllet. Dhe më mirë të mos të shkojë mendja për Nutella, një kavanoz kushton 150 dollarë.

Edhe situata shëndetësore dhe higjienike është tragjike.

Angelo Rusconi: Në orën 9:00 të mëngjesit, 500 shtretërit e klinikës sonë ishin të zënë. Pikërisht dje dola për të kërkuar të marr me qira një godinë ngjitur, për të zgjeruar hapësirat. Vijnë fëmijë të kequshqyer, njerëz që nuk kanë ngrënë prej tre ose katër ditësh. Dhe nuk ka më ujë, na kushton shumë dhe është gjithnjë e më i domosdoshëm me afrimin e verës. Për tre ditë pati edhe ndërprerje totale të energjisë: forcat izraelite kishin prerë disa kabllo, pa ndonjë shpjegim.

Pastaj është drama e shpërndarjes së ndihmave, që edhe dje shkaktoi 34 të vdekur.

Angelo Rusconi: Menaxhimi nga organizata amerikane “Fondacioni Humanitar i Gazës” është një dështim total. E di mirë çfarë them, sepse kam punuar në Haiti dhe Liberi. Disa ditë përhapen zëra për shpërndarje ndihmash dhe ka njerëz, si bashkëshorti i një kolegeje, që kalon gjithë Rripin për të pritur më kot tetë orë. A habiteni nëse në fund ndodhin sulme ndaj qendrave të shpërndarjes? Keni fëmijë? Çfarë do të bënit nëse, pasi keni humbur shtëpinë, pas pesë ose gjashtë evakuimesh nga një qytet në tjetrin, nga një tendë në tjetrën, nuk do të kishit më asgjë për t’i ushqyer? Populli palestinez është një popull i madh, kokëfortë, me forcë të madhe të brendshme, që nuk dorëzohet përballë këtij makthi. Këtu, për çdo gjë nevojitet autorizim nga Izraeli. Nëse duhet të shkoj në spital, duhet të dërgoj mesazh dhe të shpjegoj në çfarë ore shkoj dhe me kë. Duhet të marr leje nga Jerusalemi edhe nëse dua të ngjitem në çati për të vendosur një antenë, ata duhet të dinë si quhet punëtori dhe çfarë do të bëjë.

Është hera e parë që ndodheni në Gaza?

Angelo Rusconi: Jam këtu që nga fillimi i majit, por kam qenë edhe 11 vjet më parë. Ndërkohë gjithçka ka ndryshuar. Qyteti i Gazës dikur ishte një qytet shumë i bukur, i mirëmbajtur, me një nivel të mirë jetese. Këtu në lagjen Rimal, vetëm disa ndërtesa kanë mbijetuar, të tjerat janë shkatërruar nga raketat ose janë djegur nga bombat zjarrvënëse të ushtrisë izraelite. Shiheni këtë (thotë duke kthyer kamerën e telefonit): nga dritarja e apartamentit tim tani shihet deti. Sepse ndërtesat që e pengonin pamjen janë rrënuar krejtësisht gjatë muajve të fundit.

Një episod që ju ka lënë gjurmë?

Angelo Rusconi: Një vajzë e vogël që është në trajtim në shërbimin tonë të shëndetit mendor, ka makthe sepse pa babain e saj të shpërthente pasi u godit nga një raketë. Ose ajo nënë që më tregonte se jetonte në një apartament 180 metra katrorë dhe prej 22 muajsh është me katër fëmijët në një tendë. ‘Nuk di më çfarë është të bësh dush’, më tha, duke treguar se lahen rrallë me një legen. ‘Djali im është 12 vjeç dhe do të dalë me biçikletë me shokët, si çdo fëmijë 12-vjeçar. Por unë nuk dua ta le të dalë, kam frikë’. Dhe ka të drejtë, sepse çdo vend në Gaza është i rrezikshëm, kudo mund të goditesh nga një raketë. Mendova për djalin tim, që është po në atë moshë dhe bën lojëra me biçikletë në oborrin e kishës. Kur u nisa nga Italia, i rrëshqiti një lot. ‘E di që duhet të ikësh. Po shkon në Gaza?’, më pyeti. I thashë po, këtë herë më takonte mua. E bëj edhe për të, sepse kemi detyrimin t’u lëmë fëmijëve tanë një botë më të mirë sesa ajo që kemi trashëguar. Dhe një ditë ata do të na pyesin si mundëm ta lejonim që të ndodhte gjithë kjo?

Nga La Repubblica

Next Post
Sesioni i 84 votave, ftesa surprizë e PS për çdo opozitar: Kompromisi nuk është mëkat…

Lindja e Mesme digjet, opozita “krihet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In