• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lindja e Mesme digjet, opozita “krihet”

by Artur Ajazi
17/06/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Lindja e Mesme po digjet, dhe lufta Israel-Iran ka nisur të përshkallëzohet, aq sa mund të ndezë flakë gjithë botën, opozita në Shqipëri merret me “llafe katundi”. Situata më e fundit gjeopolitike në botë, nxisin nevojën e një bashkimi dhe bashkëpunimi mes forcave politike edhe në Shqipëri. Përçarja politike në Tiranë, në vendin më progresist në Ballkan, do të thotë ti japësh kurajo dhe shanse negativiteti ndonjë fqinji tinëzar të shfrytëzojë mrekullisht mundësinë e momentit.

Edhe në dy daljet ë fundit në Parlament, ashtu si daljet e shpeshta të zotit Berisha nga selia blu, vihet re egërsia dhe dashakeqësia politike e opozitës ndaj qeverisjes Rama. Berisha e ka vërtetuar edhe më parë se, momentet e vështira dhe delikate, i shfrytëzon për ti “hedhur benzinë zjarrit”.Të mos harrojmë 35 vitet e tranzicionit politiko-ekonomik në Shqipëri, se si PD-ja dhe Berisha janë sjellë me fatet e vendit, dhe të shqiptarëve. Ata janë gati ta djegin dhe shkrumbojnë vendin për pak pushtet, dhe interesat e tyre personale dhe familjare.

Atyre nuk u dhimbset vatani, nuk u dhimbsen shqiptarët, nuk i intereson fati i Shqipërisë, mjafton të kapin paksa pushtet. Këtë Berisha e ka treguar në 1996, 1997, 1998, 2001, dhe në 12 vitet e fundit, kur qeveria e Edi Ramës ndeshej me kriza Covidesh e tërmetesh shkatërrimtare. Edhe sot, opozita dhe Sali Berisha po vazhdojnë avazin e tyre. Nuk njohin zgjedhjet, nuk njohin rezultatin e tyre, nuk njohin qeverinë, kryeministrin, SPAK-un, GJKKO, nuk njohin asgjë ligjore, dhe duan të shkaktojnë trazira, vetëm për pak pushtet. Nuk pyesin fare se bota po shkon drejt kolapsit, dhe se ne shqiptarët, duhet të jemi të bashkuar dhe pa ndasi politike. Berisha kënaqet me bombat, rraketat, vrasjet dhe shkatërrimet që sheh në Lindjen e Mesme, ndoshta uron që ajo situatë, të ndodhë edhe në Shqipëri, vetëm që Edi Rama të largohet nga pushteti.

Dritëshkurtësia politike e opozitës, e ka çuar atë drejt rrënimit total, duke e zhytur edhe më tej, në rrugëtimin e saj antiligjor dhe antikushtetues. Në situatën e krijuar në disa rajone në botë, nevoja e bashkimit dhe bashkëpunimit mes forcave politike mbetet urgjente. Duket sikur lufta po troket në çdo vend të kontinentit tonë, duke patur parasysh konfliktin e gjatë Rusi-Ukrahinë, dhe tashmë atë Israel-Iran.

Degradimi i situatës ushtarake dhe bilanceve të luftës, mund të sjellë thellimin e konflikteve, duke ngjallur frikën e përhapjes së luftrave edhe në rajone të tjera të botës. Ky duhet të jetë shqetësimi i ditës për opozitën dhe Sali Berishën, dhe jo “vjedhja e votave, dhe mosnjohja e rezultatit zgjedhor”.

Next Post
Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit: Dy motorët e avionit dolën jashtë funksionit menjëherë pas ngritjes

Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit: Dy motorët e avionit dolën jashtë funksionit menjëherë pas ngritjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In