“Unë jam akuzuar padrejtësisht, denoncimi është bërë nga drejtori i spitalit, por gjykata e vërtetoi të kundërtën. Arrestimi im kishte prapavijë, me qëllim prishjen e imazhit”, ka deklaruar ai gjatë protestës.
Mjekët deklarojnë se do të protestojnë çdo të enjte me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anullojnë këtë ligj. Sipas tyre protesta nuk është një mbrojtje të interesave individuale, po një kundërshtim të fenomeneve negative që mund të vijnë nëse gabimet mjekësore konsiderohen vepër penale. /a.m.