Mjekët amerikanë apelojnë: Kujdes, fëmijët sëmuren rëndë, po u infektuan me variantin Delta!

Gettyi248882404 780x439

Ideja se fëmijët nuk kanë sipmtoma të rënda me rastin e infektimit me COVID-19, po humbet arsyetim -pjesërisht për shkak të varianti më ngjitës Delta.

Më shumë se 45 mijë fëmijë janë shtruar në spital shkaku i infektimit me coronavirus, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton cnn.

Që nga e marta, mesatarja ditore kap shifrat e 192 fëmijëve që po shtrohen në spitalet amerikane, tregojnë të dhënat e CDC.

Kjo është një rritje prej 45.7 për qind nga java e mëparshme në shtrimet e reja ditore në spitale në mesin e pacientëve të moshës 0 deri në 17 vjeç.

Varianti Delta është po aq ngjitës sa lija e dhenve, thotë CDC. Në vetëm dy muaj, nga 3 për qind në më shumë se 93 për qind të mostrave të testuara rezultuan me variantin Delta.

Pothuajse gjysma, gjegjësisht 46.4 për qind e fëmijëve të shtruar në spital me COVID-19 midis muajit marsit të vitit 2020 dhe qershorit të 2021 nuk kishin ndonjë gjendje themelore të njohur, sipas të dhënave të CDC nga pothuajse 100 qarqe amerikane.

Prandaj mjekët amerikanë bën apel që të rriturit, prindërit të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur me së paku një dozë të vaksinës.

Të paktën 416 fëmijë të moshës 0 deri në 18 vjeç kanë vdekur nga Covid-19, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Statistikat e Shëndetit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com