• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mjekë të familjes, kapni telefonat!

by Skënder Minxhozi
23/03/2020 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kriza e paprecedent e koronavirus ka hyrë në javën më të rrezikshme në Shqipëri. Këtë thonë ekspertët, autoritetet zyrtare dhe përllogaritja e thjeshtë e kohës në të cilën ajo shpërtheu. Është e tepërt të kujtohet se ndodhemi përballë diçkaje që s’e ka parë askush që është aktualisht në jetë, në të gjithë botën. Merkel dhe Conte e quajtën sfidën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Situatë e jashtëzakonshme, masa të jashtëzakonshme. Jemi mbyllur të gjithë brenda në periudhën që historikisht është konsideruar si më e bukura e vitit. Spitalet janë nën stres, lajmet që vijnë nuk janë aspak qetësuese, mijëra njerëzve u është prishur normaliteti i jetës së përditshme. Për pasojë, duhet shtrydhur çdo mundësi dhe çdo rrethanë që ofron ambjenti shqiptar, me qëllim që të shpëtohen jetë.

Sistemi shëndetësor shqiptar ka, ndër të tjera, sipas shifrave zyrtare, rreth 1600 mjekë familjeje. Janë ata persona që çdokush prej nesh i ka pranë shtëpisë ku banon dhe që përbëjnë murin e parë mbrojtës të shëndetit publik. Vetëm në Tiranë kjo shifër shkon diku tek 307 mjekët (pa Kamzën dhe Vorën). E gjithë kjo masë e madhe profesionistësh të shëndetit, mbulon sot diku tek 420 mijë të sëmurë kronikë, të cilët kanë nevojë rregullisht për ilaçe dhe përkujdesje. Është kjo listë të sëmurësh, që për shkak të sëmundjeve dhe moshës, janë sot vala e parë e të rrezikuarve nga Covid 19. Që siç e dimë, vret më së shumti mes të moshuarve dhe atyre që kanë probleme të shtuara shëndeti.

Me një pjesëtim të thjeshtë matematikor, i bie që secili nga këta mjekë familjeje të mbulojë mesatarisht 260 të sëmurë kronikë. Megjithëse duhet thënë se kjo është vetëm një mesatare, pasi ngarkesa që ka secili mjek familjeje nuk është e njëjtë në të gjithë territorin.

Orët e fundit ka pasur një debat që ka nisur tek politika, e ka përfunduar tek ekspertët e mediat, rreth rolit të mjekëve të familjeve. Rreth peshës që ata do të kenë në këtë krizë dhe përfshirjes së tyre konkrete në kontrollin mbi epideminë në terren, aty ku duhet më shumë se askund tjetër. 1600 mjekë të shpërndarë në 12 qarqe, nga Dropulli në Tropojë, nga fshatrat e Tiranës në Këlcyrë, nga Shkodra në Ersekë. Një rrjet i pazëvendësueshëm profesionistësh, që në këto kohë mund të bëjnë shumë më tepër sesa të dërgojnë ilaçet nëpër shtëpitë e të sëmurëve kronikë. Apo të rrinë në pritje se dikush duhet t’i marrë në telefon, kur shumëkush as e ka fare numrin e mjekut të familjes.

Meqë jemi në kohë lufte, le të përdorim fjalorin e luftës. Qasja ndaj kësaj armate doktorësh duhet të jetë proaktive, jo pasive. Nuk e përballin dot dallgën e madhe të telefonatave, thirrjeve gjithfarësh për ndihmë, vetëm linjat telefonike të qeverisjes qëndrore. Nuk e përballojnë dot krizën vetëm spitalet dhe ekipet që i drejtojnë ato. Persona që menaxhojnë këto linjat telefonike të urgjencës së Covid 19, shprehen se këto orë aty po mbërrijnë telefona nga më seriozet, deri tek më absurdet. Nga pleq e të rinj që kanë vërtet nevojë për ndihmë, deri tek kërkesa të tipit “jam një grua shtëpiake, më gjeni dikë se më ka mbaruar bombola e gazit”.

Mjekët e familjes duhet t’i bëjnë realisht me baltë këpucët e tyre në këtë krizë ekstreme. Dhe duhet ta bëjnë këtë duke marrë kontakt me të sëmurët më në nevojë që mbulojnë. Listat i kanë gati, u mbetet vetëm të zgjedhin ata që kanë më shumë diagnoza dhe janë më të moshuar. Kur pyet një të sëmurë sesi ndjehet, ke pyetur praktikisht edhe sesi është më shëndet familja e tij. Një burim i pamasë të dhënash ky, një bankë informacioni që duhet o sot o kurrë, për të perceptuar dimensionet e një krize të cilës i dihet fillimi, por jo fundi!

Mjekët e familjes e dinë më mirë se kushdo historinë e sëmundjeve të familjeve dhe pacientëve që mbulojnë. Ata dinë se cili është më i ekspozuar potencialisht ndaj Covid 19, se cilët të moshuar dhe cilat diagnoza duhen ndjekur me prioritet dhe janë më në rrezik, cilët duhet të pyesin të parët dhe cilët mund të presin edhe pak.

Mjekët e familjeve nuk duhet të presin telefonatat e të sëmurëve, ata duhet të nisin t’i bien vetë telefonave, pasi koha nuk pret për të kuptuar sesa thellë jemi zhytur në këtë krizë tinzare që as shihet me sy, e as preket më dorë. Sikur nga dhjetë telefonata në ditë të bëjnë 1600 mjekë familjeje, i bie që të jenë pyetur nëse kanë kollë apo temperaturë plot 16 mijë familje shqiptare në ditë. Ku e ku më shumë sesa 800 tamponat që janë kryer deri tani, e që nuk e tregojnë, për arsye objektive numrash, përmasën reale të problemit të paprecedent që ka sot Shqipëria. Sa më shpejt, aq më mirë!

Sa për polemikën politike, apo për dafinat që do marrë ky ose ai kamp politik në këtë histori, kjo është një çeshtje absolutisht qesharake dhe cinike në këtë kohë kolere, siç e quajti me të drejtë Edi Rama. Sepse ndodhemi përballë rrezikut konkret, që kur të ketë mbaruar kjo krizë, të mos ketë më njeri për t’i dorëzuar ose për t’i varur në qafë kurorat me dafina!

 

Next Post
Pati kontakt me një person me koronavirus, në izolim shoqja e ngushtë e Meghan Markle

Pati kontakt me një person me koronavirus, në izolim shoqja e ngushtë e Meghan Markle

Comments 4

  1. vezhguesi says:
    6 years ago

    kemi minister shendetsie mesuese kimie. cfar doni mjekesi ju .si Ka mundesi qe kerkoni nga ushtaret te cilet presin nga komandanti ti prije ne beteje. kur komandanti Pyet ushtaret se cfar duhet te bej.

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    Jo vetem qe i kapim por dhe po zgjidhim te gjitha rastet ne Q.Sh ku punoj prej 26 vitesh

    Reply
  3. Mjeke says:
    6 years ago

    Duhet te gjithe te jemi te bashkuar per te perballuar situaten Nuk ka vend per kritika Tani me vone duhen nxjere mesime se Kush duhet te drejtoje

    Reply
  4. arbeni says:
    6 years ago

    po gjithmone i kemi kapur o kopetent……. dhe vazhdojme te bejme pavarsisht veshtiresive

    laj duart ate bej

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitues i Çmimit Pulitzer dhe ikonë e reportazhit të luftës/ Ndahet nga jeta gazetari Peter Arnett

Fitues i Çmimit Pulitzer dhe ikonë e reportazhit të luftës/ Ndahet nga jeta gazetari Peter Arnett

December 18, 2025
Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë: Je shembulli i atdhedashurisë

Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë: Je shembulli i atdhedashurisë

December 18, 2025
Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

December 18, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zbulohet arsyeja, shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Klodjan Braho do të prezantohet të Hënën

December 18, 2025
Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

December 18, 2025
U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

December 18, 2025
VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

December 18, 2025
(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

December 18, 2025
Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In