• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjegullat e luftës

by Java News
24/03/2022 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Perlat Kapisyzi

Ç’do luftë ka mjergullat e saj . Mjergulla të cilat kujtojmë se në fillim krijohen nga armatimet vrasëtare, shkatruese , poshtëruese dhe lënduese. Më pas kjo mjergull dendësohet , bëhet më e pa depërtueshme,  zmadhohet jo vetëm nga intesifikimi i veprimeve ushtarake por edhe nga ndryshimet “atmosferike” politike- dipllomatike- ekonomike që në fakt janë shkaku parësor, kryesor i luftës por që deri atëhere kanë funksionuar si përenjt nëntokësorë të cilët gryejnë ngadalë pa zhurmë, tinëzisht.duke u përpjekur të gjejnë shtigje të reja.

Të gjithë në mbarë botën sytë i kanë drejtuar ndaj kësaj mjergulle vrastare me shpresën që të venitet sa më parë.

Popujt shikojnë vetëm pjesën më të dukshme të puzzl-it “ të mjergullës ukrahinase “. Këtë e shikon edhe më indiferenti, të cilin e bëjnë ta vështroi, armata e tërë mediatike. Armatë e përbërë nga “ skalione” pjesë e palëve në luftim dhe mbështetësve të tyre , si edhe nga media asnjanëse të cilat përpiqen të ravijëzojnë gjithçka që fshihet mbas kësaj mjergulle vrasëtare jo vetëm për palët ndërluftuese por për gjithë komunitetin botëror.

Brënda kësaj mjergulle përqasjet politike, dipllomatike dhe rezultatet e tyre nuk përkojnë me dinamikën dhe pasojat e aksioneve taktike luftarake. Veprimet konkrete të vendeve të NATOS me furnizimin me armë konsiderohet nga disa shtete si “ benzinë” në zjar nga të tjerë si ndihmë e domosdoshme.. Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë me efektin “ harakiri” në ekonominë botërore kanë vënë në pozitë tepër të vështirë ekonomine e Rusise. Këto sanksione , pa dashje, kanë harmonizuar dhe forcuar më shumë mardhëniet ekonomike ushtarake midis Rusisë dhe Kinës , harmonizim i cili ka kryer përsëri efektin “ harakiri”

Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë nuk do të kenë efektin e shpejt të dëshiruar për vetë faktin e ndikimit shumë të madh përcaktues që ka ekonomia Ruse në atë botërore.

Është vërtetë një situatë tragjikomike shtete që në të njëjtën kohë dërgojnë armë për të mbrojtur popullin, ushtarët ukrahinas  për të vrarë ushtarë rus dhe ndërkohë gëzojnë gazin , naftën ruse duke furnizuar thesarin e Kremlinit me para të mjaftueshme për të vazhduar luftën.

Shumë struktura të tjera ekonomike botërore e kanë të pa mundur sanksionin me” rrjedhje zero “ hermetik. Këto sanksione bien në kundërshtim me një nga ligjet e zhvillimit të shoqërisë që : qënja shoqërore përcakton ndergjegjen shiqëtore. Qënja shoqërore është e lidhur drejtpërdrejt me mirëqenien materiale . Engëlsi na sqaronte se njerëzit përpara se të mereshin me politikë, arsim, në fillim janë përpjekur të sigurojnë ushqim dhe strehim… Aq e vërtetë është kjo sa lulëzimi i nazizmit hitlerian ishte pasojë e mbeshtetjeve ekonomike me qëllim përfitimi të sipërmarësve të fuqishëm brënda Europës dhe jashtë saj.

Jo pak naiv kanë sytë plot shpresë në tavolinën e bisedimeve dypalëshe për ti dhënë fund luftës.

Por në të vërtetë përshtypja kryesore e atyre takimeve janë portretet diku pokeriste, diku tepër të thjeshtë për të ngjallur besim, të tjerë me facies toksikë.Të dyja palët,ose më sakt palët mbrapa kiuntave ,aktualisht nuk e shohin veten buzë” humnerës” së kësaj lufte dhe për pasojë takimet e tyre aktualisht janë pjesë e komedisë së kësaj lufte, ndërkohë që skenari i tragjedisë vazhdon, qindra mijra të vrarë, miljona refugjatë, një botë e tërë që po rënkon nën “ rëshqitjen” ekonomike që kjo luftë shkaktoi.

Përgjatë gjithë kohës që nga fillimi i kësaj lufte më kujtohet herë pas here thënia “ l’ argent fait la guerr” Jo vetëm për faktin se fuqia ekonomike është një ndër faktorët kryesor që përcakton fatin e luftës, por edhe sepse më mundon dilema që mos kjo luftë mbas flamurit për mbështetjen lirisë, demokracisë së popujve ka si shkak kryesor interesat ekonomike. Y a-t-il une guerre pour l’argent?Pyetje që ndjek të vërtetën “l’argent fait la guerre” ku e përbashkëta midis tyre është përfitimi material. Kur dikush përfiton jo pak humbin. Me siguri të humbur janë populli i Ukrainës , populli Rus dhe gjithë bota mbarë të cilët po zhyten gjithnjë e më shumë në parabolën e vuajtjeve dhe mjerimit që sapo kanë filluar. . Kush po fiton deri tani? Pyetje 1 milion dollarëshe.

*Posaçërisht për Javanews.al

Next Post
Furnizimi me gaz/ “Shqetësimet e Serbisë, prioritet për Rusinë”, Vuçiç mirënjohës ndaj Moskës

Furnizimi me gaz/ “Shqetësimet e Serbisë, prioritet për Rusinë”, Vuçiç mirënjohës ndaj Moskës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In