Korça është përfshirë nga mjegulla e dendur pasditen e kësaj të mërkure. Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje sidomos në akset nacionale, Korçë-Pogradec dhe Korçë-Devoll ku për shkak të saj shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë.
Mjegulla ka qenë prezente që në orët e para të mëngjesit të sotëm, por pasdite kjo situatë ka shkaktuar problematikat e para në qarkullim.
Fushëpamja për drejtuesit e mjeteve nuk është shumë e qartë dhe policia iu bën thirrje për të treguar sa më shumë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë. Ndërkohë, temperaturat kanë zbritur deri në 4 gradë celsius.
/e.d