• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjaullimat e një opozite pa “kokë”

by Artur Ajazi
16/09/2021 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike kishte ditë që përgatitej për të hedhur sado pak baltë, nga balta e saj, mbi programin qeverisës të mandatit të tretë, të lexuar nga Edi Rama në Parlament.Prej një jave,Lulzim Basha,pothuajse çdo ditë mbledh grupin parlamentar (si askush tjetër) dhe u jep porosi deputetëve të tij “ta godasin fort qeverisjen e Ramës”. Madje ai paracaktoi edhe emrat e atyre që do të flisnin në seancën e rradhës, dhe të tjerëve u tha “sus”. Si me komandë tashmë, Luli u thotë deputetëve “fol ti, ulu ti, qepe ti, largohu ti”, aq sa thonë në atë parti se “ishim mirë me Berishën, ky qenka beterr fare”.

Por duke mos u mjaftuar me kaq, Lulzimi u ka paracaktuar atyre me anë të zarfit, edhe fjalimin e parapërgatitur, duke mos u lënë hapësirë për të shprehur mendimin dhe gjykimin e tyre mbi programin qeverisës, apo dhe duke mos patur shteg fare për ndonjë pyetje teknike. Shkurt, Lulzimi ka shtuar masat represive dhe brutalitetin mbi deputetët e tij, duke shkarkuar mbi ata, “energjitë negative” të cilat nuk mundet ti shkarkojë tek rivali i tij i deklaruar tashmë Berisha. Veprimet me komandë të deputetëve të Partisë Demokratike (sipas Lulit) do ti rrisin asaj efektivitetin në Parlament, dhe kush del nga rreshti, natyrisht,ndëshkohet dhe përjashtohet.Opozita e sotme e përfaqësuar edhe këtë 4 vjeçar nga Partia Demokratike, duket si “njeriu pa kokë” dhe deputetët e saj, ngjasin si qenie të telekomanduara, pa liri fjale, mendimi dhe veprimi. Situata përmes së cilës po kalon ajo parti, sidomos pas shpalljes “non-grata” të ish-kryetarit, dhe më keq akoma veprimi instiktiv i grisjes së fletëve të votimit ditën e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, japin një tabllo të qartë të zymtësisë dhe apatisë së atyre, që nuk dihet pse u votuan në 25 Prill nga demokratët. Opozita e sotme, e vjetra dhe e reja, ta quajmë si të duam, ka mbetur pa “kokë”, dhe veç mjaullimave mes njëri-tjetrit, fjala dhe zëri i tyre nuk vlen më.

Ato janë kompetencë e një kryetari të vetëzgjedhur nga vota e cunguar e bazës, e një njeriu që së fundi, ka nisur të duket “lider” dhe të mburret se “unë e largova Berishën, tani e kam mirë tani me amerikanët”. Ai kërkon bindje dhe hegjemoni të plotë mbi çdo deputet, madje më tepër se kurrë ndaj atyre që edhe pse 8 vjet në opozitë shtuan pasurinë dhe rritën luksin e jetës, me piano 100 mijë euroshe në vilat e ndërtuara. Duke kufizuar rolin dhe rëndësinë e çdo deputeti që ka brënda grupimit parlamentar, (veç atyre që mbështetin Berishën) si dhe duke mbyllur çdo hapësirë për të komunikuar me pjesën tjetër të sallës (aleatët e pabesë të asaj partie) Lulzim Basha kërkon hermetizimin e opozitës. Ai ka në plan të nisë një përkufizimin të ri, në ato që i quan “aksione opozitare”, pasi pas vendimin personal ndaj Berishës, ai ndjehet “më amerikan se kurrë”.

Mesazhi i ambasadës së SHBA-së vetëm pak orë nga vendimi i tij për përjashtimin e Sali Berishës, kishte një efekt ekzaltues mbi Lulin. Ai prej asaj dite nuk është më “kontestuesi dhe refuzuesi i këshillave amerikane”, por një “bashkëudhëtar i bindur i tyre”.Dhe këtë, Luli nuk e bën nga bindja, ideali apo formimi i tij “perëndimor”, por nga frika dhe “diçka” tjetër që lidhet me të shkuarën e marrëdhënieve mes tij dhe ish-kryeministrit. Opozita e Lulit dhe opozita e Saliut, do të jenë tashmë do të jenë në garë të përhershme mes tyre, jo vetëm në sallën e Parlamentit, por edhe brënda partisë,deri në zgjidhjen e ngërçit, nga ku pritet tërheqje, dorëheqje, apo një marrëveshje e hapur mes tyre.

Next Post
Si duhet ‘trajtuar’ Berisha në Kuvend?

Kuvendi miraton 'Grupin' sipas kërkesës së PD, Berisha mbetet zyrtarisht jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

May 19, 2026
Çamëria nuk falet

Hetim, hetim, hetim….

May 19, 2026
Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

May 19, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berishës i rikthehet ‘karma’, paditet në Bruksel nga Salianji e Balliu

May 19, 2026
Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

May 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

May 19, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

May 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pesë vjet pas “non grata”-s, Berisha e ka mundur SHBA, por do që t’ia blejë certifikatën

May 19, 2026
“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

May 19, 2026
A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In