• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mjaftojnë vetëm kritikat për rikthimin e PD-së në pushtet?

by Eduard Zaloshnja
21/11/2017 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja/ 
Nga veprimtaria e përdishme e PD-së, duket se strategjia e saj për rikthimin në pushtet mbështetet tek kritikat pafund ndaj qeverisë, me shpresën se, eventualisht, mazhoranca do të tkurret elektoralisht deri në pikën kritike, kur votat e saj do të bien poshtë atyre të opozitës. Por harrohet se vetë votat e opozitës kanë rënë në një minimum historik.Kështu, kur PD-ja erdhi në pushtet (në vitin 1992), partitë e djathta (të udhëhequra nga PD) morën diçka mbi 1 milion vota. Ato zbritën në kuotën dramatike të 450 mijë votave në vitin 1997 (kur nuk bënin dot fushatë në jug të Shkumbinit); u ngritën në kuotën e 750 mijë votave në 2009-ën; dhe ranë përsëri në kuotën e 450 mijë votave në 2017-ën (shihni grafikun shoqërues).
Kur u përmend politikanëve demokratë këto shifra elektorale, ata justifikohen se në 1997-ën, kundërshtarët ua morën votat me forcën e kallashnikovëve, ndërsa në 2017-ën, me forcën e kanabisit. Por ata harrojnë të përmendin se, në 2017-ën, partitë e djathta humbën 120 mijë vota në zonat urbane, krejtësisht nga rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje.Mund të pranohet justifikimi i PD-së për zonat rurale (ku mund të blesh të parin e fisit, për të sigururar votat e gjithë fisit), por s’mund të gëlltitet logjikisht argumenti se 120 mijë votues urbanë të djathtë ndejtën në shtëpi ditën e zgjedhjeve, falë parave të kanabisit (vetëm në 11 ish-minibashkitë e Tiranës, partitë e djathta pësuan një tkurrje prej plot 50 mijë votash).
Që këta votues urbanë të djathtë të rikthehen në kutitë e votimit, nuk mjafton që të kritikohet e dononcohet qeveria e majtë për kanabisin dhe koncensionet. PD-ja duhet të kritikojë e denoncojë me emra konkretë të gjithë ata që, gjatë qeverisjes 8-vjeçare të saj, lejuan kanabisin në Lazarat e Dukagjin, si dhe dhanë koncensione e tendera abuzivë sa u desh qejfi. Dhe denoncimet duhet të shkojnë deri tek ish-ministrat e ish-kryeministri (apo familjarët e tyre).
Kështu, aktualisht janë në fuqi plot 209 kontrata koncensionare, nga të cilat 135 mbajnë firmat e ministrave të PD-së, 52 mbajnë firmat e ministrave të LSI-së, dhe vetëm 22 mbajnë firmat e ministrave të PS-së. Falë këtyre firmave, në vitin 2018, shqiptarët do t’u paguajnë kompanive knocensionare plot 150 milionë euro (70 milionë prej tyre do t’i paguajnë tërthorazi, përmes buxhetit të shtetit).
Gjatë tetë viteve që PD-ja ishte në pushtet për herë të fundit, janë dhënë me mijëra tendera, për shumicën e të cilave Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar shkelje, që i kanë kushtuar shqiptarëve qindra milionë euro (më i famshëm është tejkalimi i kostos prej 220 milionë eurosh në ndërtimin e Rrugës së Kombit).Vetëm kur vetë PD-ja t’i denoncojë në prokurori autorët realë të kasapahnës korruptive që iu shkaktua Shqipërisë gjatë tetë viteve të pushtetit të saj, mund të shpresohet që 750 mijë zgjedhës të votojnë për partitë e djathta, sa ç’votuan në 2009-ën (për 1 milion vota, si në 1992-shin, as që bëhet fjalë).
Por në qoftë se nuk zgjedh këtë rrugë të ndershme, a mund të ketë sukses strategjia aktuale e PD-së?Me shumë përpjekje, PD-ja dhe satelitët e saj të vegjël mund të arrijnë kuotën e 500 mijë votave. Duke shpresuar kështu se LSI-ja mund të marrë aq vota, sa së bashku, ta kalojnë PS-në dhe satelitët e saj të vegjël. Ose PD-ja mund të presë me shpresë në buzë të detit, që nga përtej tij, të vijnë përgjime të reja të prokurorive të atjeshme, të cilat të inkriminojnë drejtpërdrejt Edi Ramën…
Inline image 1
Next Post
WBA kërkon mbijetesën me pankinën e Allardyce

WBA kërkon mbijetesën me pankinën e Allardyce

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com