Imtësitë mund të bëjnë shumëçka, për shembull ndodhë për shkak të një gjesti të vogël me të cilin dikush na ka befasuar ndihemi shkëlqyeshëm gjatë tërë ditës.
Një studim me mbi 5000 femra, ka nxjerr në pah disa gjeste të cilat femrat i adhurojnë dhe bëjnë që të keni një lidhje të fuqishme, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Puthja
Jepja një puthje të shpejtë, të befasishme dhe sipërfaqësore në buzë, ballë, faqe, qafë apo në ndonjë pjesë tjetër të fytyrës. Ky është një gjest i vogël që flet shumë, që nga ajo se i përkisni njëri-tjetrit, nëpër shfaqjen e dashurisë deri të shprehja e shpejtë e butësisë dhe përkatësisë fizike.
Përqafimi i shpejtë
Përqafimi i befasishëm i cili nuk duhet të zgjatë shumë po ashtu është një gjest i vogël i cili flet shumëçka. Është kjo mënyrë e përkryer që të shkëmbeni dashuri të shpejtë dhe para së gjithash të tregoni se e doni dhe e vlerësoni femrën në fjalë. Femrat në këtë nuk janë imune dhe i adhurojnë përqafimet, sidomos ato të befasishme, shkruan “Zëri”.
Dhurata
Dhurimi i luleve apo çokollatave nuk janë vetëm për Shën Valentin. Në një ditë të zakonshme mund t’i dhuroni gjërat e lartpërmendura. Por, kujdes nuk bënë lulet të jenë artificiale por të freskëta. Ky gjest mund ta prek aq shumë të dashurën tuaj, dhe beso ajo mund t’ju shpërblejë për këtë!
Përgatit piknik romantik
Pikniku në natyrë është i shkëlqyeshëm për shfaqjen e dashurisë. Gjatë këtyre ditëve me diell, është më se e përshtatshme për një vikend të ëndrrave. Përgatit ushqimin, pijet dhe merrni tendën dhe ndonjë shtrojë me vete dhe e tëra kjo do ta kënaq të dashurën tuaj.
Shkruani një porosi të dashurisë
Harroni celularin apo kompjuterin por merrni në dorë lapsin dhe një pjesë të letrës. Shkruani diçka të bukur, që shfaq dashurinë, do të mund t’ju ndihmojnë edhe ndonjë thënie e dashurisë dhe pastaj këtë porosi vendoseni në xhepin apo çantën e saj kur nuk është duke ju shikuar. Kur ta gjejë ajo do të jetë shumë e lumtur.
Hapjani derën
Kur të hyni në ndonjë shitore apo kafene, në dhomën tuaj apo kudo qoftë hapjani derën. Këtë përcilleni me buzëqeshje dhe me ndonjë fjali romantike, si: “E dashura ime, urdhëroni!”
I bëni masazh
Nëse ankohet se i dhembin këmbët, duart apo qafa, i bëni masazh. Mund t’i jepni një masazh të shpejt në qafë nëse nuk ankohet në dhimbje të veçanta, porse ndoshta është nervoze apo e hidhëruar për diçka. Kjo do ta relaksojë dhe t’i do të jesh i dashur super i kujdesshëm. /ZËRI/








