• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Liderët serbë të ndarë rreth Kosovës në UNESCO

by
17/08/2015 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediet serbe njoftojnë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq tashmë ka pranuar të nënshkruajë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por që ministri i tij Ivica Daçiq dhe presidenti Nikoliq janë duke e sabotuar.

Mediet në Beograd kanë filluar të spekulojnë se çfarë qëndron pas fushatës së egër të nisur nga ministri i Jashtëm Daçiq tash e disa javë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Kështu, e përditshmja “Danas”, e cila njihet për kontakte të mira me korin diplomatik në Beograd, ka botuar një shkrim sot ku thuhet se në Beograd po shfaqën shenjat e para të plasaritjes midis lidershipit serb rreth asaj sa e të bllokohet Kosova në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizmave ndërkombëtarë.

Sipas Danas, marrëveshja e ardhshme që pritet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të nënkuptojë se mospengimin e anëtarësimin të Kosovës në organizata ndërkombëtare të tilla si UNESCO, INTERPOL dhe agjenci të tjera dhe se kjo përbën një kërkesë të qartë të kancelares gjermane Angela Merkel ndaj kryeministrit Vuçiq.

E përditshmja beogradase raporton se “çështja më e ndjeshme është anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, sepse nëse kjo arrihet pas marrëveshjes më 25 gusht, atëherë kjo i bën automatikisht jorelevante veprimet diplomatike të Beogradit kundër anëtarësimit të shtetit të vetëshpallur të Kosovës në UNESCO”.

Njëkohësisht, sipas burimeve të Danas, “shefi i diplomacisë serbe dhe presidenti Nikoliq këmbëngulin të sabotojnë Vuçiqin në përkushtimin e tij që të nënshkruajë marrëveshje të reja me Kosovën”. /Telegrafi/

Next Post

"Gabimi teknik" 11.6 milionë eurosh i Bashës me 156 mijë pasaportat dhe përgjegjësia penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com