• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mjaft e treguat policinë si organizatë të inkriminuar”, Mesazhi i Xhafajt për 105-vjetorin

by A R
13/01/2018 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të 105 vjetorit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur lidhur mbi të shkuarën, gjendjen aktuale si dhe sfidat e reja të policisë.

Gjatë ceremonisë të organizuar në Lezhë, Xhafaj apeloi ndaj aktorëve të ndryshëm që të ndalin sulmin me prapavijë politike që synojnë të tregojnë se forcat e policisë janë të inkriminuara.

“Është shenjë e një sjellje politike jo të pjekur dhe jo në interes të publikut e të vendit sulmi politik që synon ta tregoj Policinë si një organizatë të inkriminuar.

Ndaj nga kjo foltore, apeloj fuqishëm për të ndalur dhunën verbale ndaj Policisë së Shtetit. Ashtu sikurse, në çdo rast, kemi ndëshkuar veprimtarinë jo ligjore mes radhëve të Policisë së Shtetit, po aq jemi të vendosur për të reaguar ligjërisht ndaj kujtdo që ngre dorë apo dhunon punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës së tyre,” shprehet Xhafaj.

Gjithashtu ai ka treguar edhe projektin “Forca e Ligjit” ku garanton qytetarët se do të rezultojë ashtu siç ka emërtimin.

Fjala e plotë

I nderuar zoti Kryeministër,

Të nderuar punonjës dhe ish punonjës të Policisë së Shtetit,

Të nderuar kolegë ministra, deputetë,

Të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor,
Të nderuar drejtues të misioneve partnere,

Data e krijimit të Policisë së Shtetit, 13 Janari 1913, përveçse një pikë referimi në historinë e kësaj organizate, na bën të gjithëve të hedhim vështrimin pas e të nderojmë ata mijëra punonjës Policie që ndër vite kanë shërbyer dhe sakrifikuar, për t’u siguruar rend dhe qetësi qytetarëve në të gjithë territorin e vendit, në përmbushje të një misioni sa civil aq edhe shtetar.

Më sëpari sot është dita t’u bëjmë homazh atij grupi atdhetarësh të kohës, të cilët në zbatim të vendimit të qeverisë së Ismail Qemal Vlorës, ngritën një strukturë, e cila do të merrej me detyra të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë, pararendëse, kjo, e Policisë së Shtetit.

Në rrugëtimin e saj 105 vjeçar, organizata e Policisë është përballur me vështirësi e sfida të panumërta, të cilat në raste të ndryshme kanë cënuar vetë ekzistencën e saj, si strukturë.

Por sot, pas më shumë se 1 shekulli, kemi rastin të themi me krenari se  Policia e Shtetit ia arriti t’u mbijetojë sfidave dhe rreziqeve, duke u ngritur e konsoliduar si një institucion ligj zbatues që siguron rendin, qetësinë, jetën dhe pronën e qytetarëve.

Trupa e Policisë për vetë detyrën që kryen, është fizikisht në frontin e parë të luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Për këtë arsye, edhe rreziku me të cilin ajo përballet, është thelbësisht më i lartë në krahasim me çdo organ tjetër ligj zbatues në vend.

Me këtë rast, përkujtojmë dhe nderojmë me respekt ata burra dhe gra që kanë dhënë jetën gjatë kryerjes së detyrës në mbrojtje të ligjit, jetës dhe pronës së qytetarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Misioni dhe ideali i tyre mbartet sot me dinjitet nga pjesa më e madhe dhe më e shëndetshme e Policisë së Shtetit.

Për shkak të kësaj shumice të shëndetshme moralisht dhe të zotë profesionalisht organizata e Policisë së Shtetit gëzon sot një besim relativisht të lartë tek qytetarët.

Jashtë çdo pragmatizmi të çdo lloji, deklaroj se kam bindjen që në radhët e Policisë së Shtetit gjenden shumë gra dhe burra, vajza e djem të cilët punojnë me përkushtim dhe me ndershmëri, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarit. Puna e tyre nuk mund të njolloset nga një grup i vogël, performanca e të cilëve bie ndesh me moralin e pjesës dërrmuese të Policisë.

Policia e Shtetit ka dhënë prova të vitalitetit dhe jam besim plotë se do t’ja dalë të fitojë edhe këtë betejë me vetveten, më saktë me pjesën e padenjë që ende gjendet në radhët e saj.

Sfida e ditës për Policinë e Shtetit është kapja e ritmit të organizatave europiane e të mbërrijë kësisoj në standardet e vendeve të BE-së. Me reformat e gjithanshme të ndërmarra vitet e fundit, qoftë ligjore, infrastrukturore, në burime njerëzore, kemi tashmë një Polici më të përgatitur dhe më reaguese, në mbrojtje të sigurisë publike, jetës dhe pronës së shtetasve.

Jemi të përgjegjshëm për të qenë në lartësinë e standarteve të BE dhe jam i bindur se do ta përmbushim këtë detyrim brenda këtij mandati qeverisës.

Rezultate e arritura në vitin që lamë pas, të cilat konsistojnë në nxjerrjen për herë të parë të Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis, në minimumin historik të numrit të vrasjeve, në numrin më të ulët ndër vite të aksidenteve rrugore, në vlerat e shumëfishuara të aseteve të sekuestruara të përfituara nga aktiviteti kriminal, në luftën kundër korrupsionit dhe në ndëshkimin e rasteve të evidentuara, janë tregues i qartë i kapaciteteve të Policisë.

Të nderuar qytetarë,

Në këtë fillim viti dhe në këtë ditë domethënëse për Policinë e Shtetit, dëshiroj të përcjellë qartë mesazhet se procesi i reformave të nisura me synim vendosjen e Policisë më pranë dhe në shërbim të qytetarit, do të thellohet në këtë vit, që sapo kemi nisur.

Ne jemi duke realizuar, me mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe kontributin aktiv të partnerëve ndërkombëtar një projekt ristrukturimi të policisë që do ta bëjë atë shumë më prezente dhe më eficente në kontrollin e territorit dhe do të mundësojë një lidhje më të drejtëpërdrejtë të punonjësit të policisë së zonave policore me komunitetin përkatës dhe kryesorja në shërbim të çdo familje e çdo qytetari banorë të atij komuniteti.

Operacioni ‘Forca e Ligjit’, siç ka dhe emrin, do të vendosi autoritetin e Policisë së Shtetit dhe punonjësit të Policisë në luftë me krimin dhe organizatat kriminale. Vetëm në dy muaj ka shënuar rezultatet e para premtuese, duke dëshmuar se Policia është e vendosur të godasë intensivisht grupet kriminale, tashmë të identifikuara.

Mbështetja e Qeverisë, bashkëpunimi aktiv me prokurorinë dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese në vend si dhe me kontributi i drejtëpërdrejtë i partnerëve ndërkombëtarë në këtë sfidë madhore për të ardhmen e vendit, është një inkurajim dhe garanci e madhe për suksesin që duam të arrijmë.

Procesi i Vetting-ut që nis së shpejti do të reformojë në kapacitetet e saj njerëzore Policinë e Shteti duke synuar të promovojë pjesën më të shëndetshme të saj, punonjësit më me integritet, ata më të trajnuarit, më të arsimuarit, të cilët për hir të së vërtetës janë shumicë në këtë organizatë.

E gjithë historia e këtyre 27 viteve ka treguar qartësisht se ndikimi, apo më keq akoma përdorimi politik i policisë ka qenë një dështim i madh politik i vetë atyre që e kanë tentuar këtë sipërmarrje. Ne këtë mësim të historisë e dimë shumë mirë.

Është shenjë e një sjellje politike jo të pjekur dhe jo në interes të publikut e të vendit sulmi politik që synon ta tregoj Policinë si një organizatë të inkriminuar.

Ndaj nga kjo foltore, apeloj fuqishëm për të ndalur dhunën verbale ndaj Policisë së Shtetit. Ashtu sikurse, në çdo rast, kemi ndëshkuar veprimtarinë jo ligjore mes radhëve të Policisë së Shtetit, po aq jemi të vendosur për të reaguar ligjërisht ndaj kujtdo që ngre dorë apo dhunon punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës së tyre.

Policia e Shtetit është e Shtetit, dhe jo e Ministrit të rradhës. Ndaj dua të ftoj qytetarët të mbështesin fort Policinë e Shtetit, sepse ajo është e qytetarëve dhe vetëm në shërbim të tyre. 
Policia ka qenë dhe do të mbetet me shërbimin e saj të sakrificës së përditëshme aleati kryesor i qytetarëve dhe i njerëzve të thjeshtë që dëshirojnë të jetojnë në këtë vend të qetë dhe të sigurtë.

Ndaj si Ministër i Brendshëm, inkurajoj dhe mbështes fuqimisht të gjithë punonjësit në uniformë dhe civilë të Policisë së Shtetit të cilët me punën e tyre të mundimshme dhe fisnike u shërbejnë qytetarëve duke u përballur me sfidat e të sotmes dhe të ardhmes.

Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj të uroj të gjithë dhe secilin punonjës të Policisë së Shtetit:

Gëzuar ditën e Policisë!

Ju faleminderit judhe familjeve tuaja që ju mbështesin, për gjithçka bëni në mbrojtjes të rendit dhe sigurisë së qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë së bashku duhet dhe do ta fitojmë betejën për një Shqipëri më të mirë dhe më të sigurt, si detyrim ndaj qytetarëve, ndaj të ardhmes Europiane të vendit dhe fëmijëve tanë./a.m.

Next Post
Hapen për lexuesit ambientet e reja të bibliotekës “Musine Kokalari” në Njësinë Nr.7

Hapen për lexuesit ambientet e reja të bibliotekës "Musine Kokalari" në Njësinë Nr.7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In