• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mitsotakis shkon në Bukuresht me rezolutë në mbrojtje të Belerit, deklarohet vijimi i vetos greke

by A R
06/03/2024 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ja ka dalë të bindë homologët e tij të djathtë të mbledhur në Bukuresht në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane për rezolutën në mbrojtje të Fredi Belerit. Lëvizja e qeverisë greke vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u dënua me 2 vite burg nga GJKKO.

Në këtë projekt-rezolutë flitet për shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri nga ana e autoriteteve shqiptare që nuk kanë lejuar deri tani betimin e tij si kryebashkiak.

Në draft, veprimet e qeverisë shqiptare ndaj këtij kryebashkiaku të zgjedhur që i përket një minoriteti etnik konsiderohen si lëvizje kundër vlerave europiane. Rezoluta përfshin edhe qëndrimin e prerë të Athinës të muajve të fundit për të ngrirë vendimarrjen e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Kjo bazohet në qëndrimin nënçmues të shtetarëve të Tiranës ndaj “shtetit të së drejtës, të drejtave themelore, të drejtave të pakicës kombëtare greke dhe mbi të gjitha ndaj traktateve komunitare, gjë që sipas qeverisë greke krijon një hendek politik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së. Do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë (Gjykatës së Shqipërisë) dhe më pas Strasburgut.”

Ndërkaq Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë ligjin në këtë rast. Konkretisht, në pyetjen e televizionit grek ANT1 se si e komentojnë dënimin me dy vite burg të zotit Beleri Departamenti i Shtetit u shpreh:

“Ne jemi në dijeni të rastit dhe presim nga autoritetet shqiptare, të ndjekin një proces të rregullt në përputhje me ligjet e vendit”.

Në një intervistë televizive ministri i Shtetit Makis Voridis  ka paralajmëruar ashpërsimin e qëndrimit të Greqisë ndaj Shqipërisë për shkelje të parimeve të shtetit ligjor.

Ai theksoi se qeveria e Mitsotakis e ka ngritur tashmë çështjen e Belerit në nivel evropian duke bllokuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

/a.r

Next Post
Dubai është gati për çmendurinë e radhës! Do të ndërtojë kullën me sahat në lartësinë e 450 metrave

Dubai është gati për çmendurinë e radhës! Do të ndërtojë kullën me sahat në lartësinë e 450 metrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

September 21, 2026
Si po përgatitet PDK-ja si alternativë qeverisëse përballë Albin Kurtit?!

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

September 21, 2026
Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

September 21, 2026
Kanos me pistoletë pas sherrit në Kavajë, arrestohet i dyshuari. Arma e rikthen në vendin e ngjarjes

Kanos me pistoletë pas sherrit në Kavajë, arrestohet i dyshuari. Arma e rikthen në vendin e ngjarjes

September 21, 2026
Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian

Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian

September 21, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Integrimi i Shqipërisë në BE, Peleshi: Nuk mjafton miratimi i ligjeve, tani duhet zbatimi

September 21, 2026
Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

September 21, 2026
U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

September 21, 2026

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com