• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mitrushi i madh i Shqipërisë, Rama dhe Kurti

by Shpëtim Nazarko
31/07/2021 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko
Mitrushin e kalbën në burg. Poet e shkrimtar, nga më të mëdhenjtë
e kohës së tij e sa të jetë vendi, ishte dhe ekonomist i klasit të parë.
Kishte drejtuar Bankë Kombëtare, këtu e në Rumani. E spiunuan tek
Enveri, thonë. Nuk ka rëndësi kush, më tregoi Dritëroi dikur, paçka
se e dinë të gjithë.
Po të heqim doganat dhe të barazojmë lekun me dinarin, kishte thënë
Mitrushi, atëherë, Jugosllavia s’ka nevojë të na pushtojë ushtarakisht.
Jemi të vetëpushtuar. Leku ynë është më i fortë se dinari, veç të
tjerash dhe do na marrin mall e gjë pa para, çka u duk shpejt, pas
paralajmërimit të tij, kur tërë pasuritë e Shqipërisë, mbushën pa para,
tregun jugosllav…
Kjo histori të kujtohet vetvetiu, kur sheh takimin e Ramës, me Vuçiçin
dhe Zaevin. E ndoshta edhe Kurtit, që është orator i klasit të parë dhe
shembujt, zakonisht i merr nga fushë e historisë. Bashkë me të u
bashkuan dhe një pjesë analistësh, këtej e matanë kufirit, deri në
diasporën e largët.
Po a është tamam kështu dhe a jemi në rastin që përshkruan Mitrushi?
Në thelb, po të flitej për këtë lloj pushtimi, së pari Shqipëria dhe
Kosova, duhet të quheshin të pushtuar prej kohësh nga Serbia e
sotme. Rruga e Kombit duket se u shërbeu në pikëpamje tregtare më
shumë serbëve sesa kosovarëve. Mallrat e tyre vërshuan në
supermaketet tona pas atyre të Kosovës. Çfarë është e drejta, e ka të
mbushur tregun ca më shumë se ne me mallra të tilla. Thuhet se
importi me Serbinë i Kosovës është rreth 400 milionë në vit. Mbase
më pak, mbase më shumë.
Dihet fati i Haradinajt që deshi për këtë shkak a arsye të tjera, t’i jepte
fund kësaj historie. Ai humbi, po mbetet kurioziteti i madh se çfarë
strategjie ka Kurti vetë për të penguar këtë “rrjedhje serbe”. Për atë
që do të fliste keq për të, duhet të thoshe se kujton “halën në sy” të
tjetrit, domethënë të Ramës, duke harruar “trarin” e tij.
Apo ngaqë nuk ka fuqi apo plan ta pengojë na paralajmëron edhe ne
matanë kufirit se mund ta pësojmë si Kosova?
Të marrësh mësime nga Enveri, a pasuesit enveristë këtej e matanë
kufirit në këtë pikë, nuk ka ndonjë vlerë. Edhe pasi e nxorri nga burgu
Mitrushin dhe filloi të nëmte Jugosllavinë e Titos, Enveri shumicën e
tregtisë me të e bëri gjatë gjithë kohës. Kush nuk e beson le të hapë
letrat.
Sa vlen realisht patriotizmi fals?
Kur kohë më parë në një televizion të Mitrovicës, moderatori po më
fliste për rrezikun serb i thashë thjesht:
“Kosova që ka NATO-n këmbëkryq këtu, është vendi më i mbrojtur i botës,
por po të pyes dicka: Sa është buxheti i Mitrovicës sot në krahasim me të
para luftës?”
Kur ai mu përgjigj se ishte pesëfish më pak, i thashë se nga Mitrovica
duhej t’ia mbathnin jo vetëm serbët po dhe shqiptarët. Përpiquni të
bëni ndonjë zonë të lirë dhe do të shihni se ka për të pasur më pak
konflikte.
Miku im i vjetër hebreu Rafaelo Fellah, ndoshta i vetmi hebre në botë
këshilltar i Arafatit palestinez, ndërtonte në Gaza e luftonte papushim
për krijimin e një zone të lirë. Dhe palestinezë e izraelitë janë ende me
thikë në gojë ndaj njëri-tjetrit ngaqë veç të tjerash, e dëgjuan pak
hebreun e vjetër.
Po ka dhe më afër se rasti i përmendur. Në kohën e luftës me
Bosnjën, kam parë vetë Karaxhicin kur në përgjigje ndaj gazetarit që e
pyeste se ç’do të bënin për ushqime atë vit, iu përgjigj pa iu dridhur
qerpiku.
“Po ja, do bëjmë tregti me bosnjakët. Ne do tu japim armë dhe ata
grurë…”
Natyrisht që Shqipëria dhe Kosova, duan kohë të shpëtojnë nga
patriotizmi fals.
Ndoshta është më mirë se tu mburren militantëve të tyre në
podiume, politikanët e dy vendeve duhet t’iu drejtohen Mitrushëve të
tyre, që në fakt nuk janë shumë për të mos thënë kanë humbur fare
sot dhe t’i pyesin si i bëhet në këto situata.
Ndryshe Mitrushi i madh i Shqipërisë dhe sivëllai tij Xhaferri, do të
lëvizin përmbys mbi varr dhe do thonë:
Lëreni atë patriotizmin fallso dhe drejtohuni atyre që kanë lapsa e penë
nëpër duar. Ndryshe do të jeni të pushtuar pa e ditur fare se jeni të
pushtuar, megjithëse i mallkoni nga mëngjesi në darkë pushtuesit tuaj.
Apo ndryshe do t’i ngjani Enverit, që tërë ditën broçkulliste kundër
Jugosllavisë duke mallëngjyer militantët torollakë dhe tërë natën bënte
tregti me të.(konica.al)

Next Post
Mbeten të ulëta shifrat e pandemisë: 7 raste të reja dhe asnjë viktimë sot në Kosovë

Kosovë/ Rritet kurba e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, por pa humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In