• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mitraloz, kallashnikov, fishekë e drogë… Arrestohen për trafik dy persona në Durrës

by A R
06/11/2020 10:09
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Në vijim të punës për mbajtjen e situatës kriminale nën kontroll, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve disamujore të ndjekura me metoda speciale të hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”; B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim.

Arrestimi i tyre u bë pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta shtetas i kishin në përdorim.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/a.r

Next Post
Djemtë e Trump sulmojnë partinë e të atit: Ku jeni o dele? Pse nuk reagoni ndaj këtij mashtrimi?

Djemtë e Trump sulmojnë partinë e të atit: Ku jeni o dele? Pse nuk reagoni ndaj këtij mashtrimi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In