• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mitingu që provoi se Berisha është një pakicë në opozitë

by Mero Baze
20/12/2021 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mitingu i sotëm i Sali Berishës është një nga ato rastet që i shkon shumë fjala e urtë popullore, “të vësh vetulla e të nxjerrësh sytë”. Është rasti kur njeriu e pëson pasi beson gënjeshtart e veta dhe e pëson.

Gënjeshtra e parë që besoi Sali Berisha ishte ajo që e mendonte veten shumicë në PD. Duke përdorur një kauzë të ndjeshme, sic janë kauzat nacionaliste, ai shpresoi të bëj një shou publik për të treguar se është një shumicë opozitare në vend.  Në fakt mitingu provoi se aq sa ishin mbledhur nuk ishin as sa një e njëzeta e mitingut të fundit të PD para 25 prillit, kur ishin të gjithë bashkë. Po të shtojmë faktin që shumë nga ata që ishin në shesh, ishin dhe të LSI, mund të themi qart sot se Berisha provoi është se pakicë brenda elektoratit të PD dhe mbështetësve të saj. Ata e braktisën dhe nuk shkuan pas tij. Përpjekja e tij për ti manipuluar me tematika “patriotike” siç është vizita e Vuçiqit në Tiranë, nuk funksionoi, duke I bërë kështu një nder që nuk e meriton dhe Vuçiqit.

Gënjeshtra e dytë që ka të bëj me militantët e partisë së tij, është pushtimi I selisë. Është e dyta herë që Berisha çon njerëz në oborrin e PD, me dyer të hapura, dhe ikin me bisht në shalë. Kjo ndodhi të shtunë, por ndodhi dhe sot. Vet Berisha kur pa pjesmarrjen e ulët në oborr të PD, nuk shkoi fare aty, por shkoi drejt e në miting në bulevard.

Nga një ultimatum që do merrte selinë që ditën e shtunë, Berisha po e kthen “sulmin mbi seli” si një objektiv kohor pa afat. Kjo ka koston e saj tek ata që e besuan se vërtet do ta pushtonte selinë qysh të shtunën. Dhe prej kësaj gënjeshtre po e pson.

Gënjeshtra e tretë I doli në fund të mitingut, ku zakonisht liderët flasin për suksesin e mitingut. Berisha në fund të mitingut nuk kërcënoi më as Vuçiqin, as Edi Ramën, por Lulzim Bashën, duke e kërcënuar se duhet ta njoh si shumicë. Pra pa dashje zbuloi atë që dinë të gjithë, që nuk ishte një miting kundër Ramës dhe Vuçiqit, por një miting kundër Bashës. Por meqë gjithçka nuk shkoi siç donte ai, në fund e humbi qetësinë dhe zbuloi përse I kishte thirrur njerëzit në shesh, duke paralajmëruar Bashën se duhet të respektojë “shumicën” e tij.

Pas mitingut, bilanci I tij është dhe më I keq se para mitingut. Pas mitingut, ai është një populist I braktisur, një kandidat për kryetar PD që nuk e njeh njeri,  dhe një shantazhues pa dhëmbë në gojë, që mendon se duke kërcënuar, do të ketë sukses.

I vetmi sukses i tij ishte gjesti i një militant që i këputi një copë flamurit të Serbisë, mbi një shtyllë. Por dhe për atë mund ta gjejë belaja në shtëpi, se e pret një grua që e ka flamurin e atdheut të saj dhe nipat e mbesat që e kanë flamur të të parëve të tyre.

Next Post
VIDEO/ Grushta të “thatë” e shqelma: “Plas” sherri në protestën e Berishës, dy burra përleshen me njëri-tjetrin

VIDEO/ Grushta të "thatë" e shqelma: "Plas" sherri në protestën e Berishës, dy burra përleshen me njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

January 21, 2026
Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In