• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti politik i “Protestës së Bukur”

by Java News
30/06/2026 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. Diana Gëllçi

Një protestë e bukur vazhdon prej disa javësh në Tiranë. Interesante është se i njëjti përshkrim vjen edhe nga ana e qeveritarëve apo mediave pranë tyre. “Protesta në vetvete është e bukur”, thonë edhe ata.

Amplifikimi i idesë së “protestës së bukur” nga përfaqësues të qeverisë në Tiranë më kujton, sidoqoftë, shembullin e famshëm të “përshëndetjes së ushtarit me ngjyrë” (The Negro’s salute) në esenë e Roland Barthes, Myth Today (Le Mythe, aujourd’hui), e cila mbyll librin e tij Mythologies, botuar në vitin 1957.

Barthes analizon kopertinën e revistës Paris Match, ku shfaqet një ushtar i ri me ngjyrë, me uniformë franceze, duke përshëndetur flamurin kombëtar të Francës.

Në pamje të parë, fotografia duket krejt e pafajshme, madje patriotike. Por, sipas Barthes, ajo funksionon si mit: e paraqet si të natyrshme dhe të padiskutueshme idenë se Perandoria Franceze është legjitime dhe harmonike, ndërsa përshëndetja e ushtarit shërben si dëshmi e besnikërisë së tij të vullnetshme ndaj Francës.

Kështu, realiteti historik i kolonializmit fshihet pas një imazhi të thjeshtë patriotik.

Për këtë arsye, Barthes e konsideron këtë fotografi një nga shembujt më domethënës të mënyrës se si mitet ndërtohen përmes imazheve. Ajo që në sipërfaqe duket një gjest i pafajshëm, në një lexim kritik shndërrohet në një alibi të kolonializmit.

Tek Barthes, nuk është fotografia ajo që “gënjen”, sepse ushtari ekziston. Edhe përshëndetja ekziston. Miti krijohet nga nënkuptimi që i vishet fotografisë kur ajo vendoset në kopertinen revistës: “Shikoni sa harmonike është Perandoria Franceze.”

Nga kjo analizë mund të nxirret një përkufizim i thjeshtë i mitit politik: miti politik është transformimi i kuptimit të një objekti, ngjarjeje ose diskursi ekzistues, në mënyrë që ai të marrë një domethënie të re politike, e cila paraqitet si e natyrshme dhe e vetëkuptueshme.

Kështu, qeveria shqiptare ndërton një narrativë publike që prodhon mitin e “protestës së bukur”. Askush nuk thotë se protesta nuk është e qetë, qytetare apo edhe estetikisht e bukur. Përkundrazi. Por, në momentin që pushteti e përfshin shprehjen “protestë e bukur” në narrativën e vet, qendra e kuptimit zhvendoset nga pyetja:”Pse po protestojnë?” te vlerësimi: “Sa e bukur është protesta!”

Pse?

Pikërisht kështu funksionojnë mitet. Duke e quajtur protestën “të bukur”, pushteti sigurisht nuk ka fuqinë ta ndryshojë vetë protestën, por ai synon të transformojë kuptimin publik të saj. Protesta nuk paraqitet më si një akt kundërshtimi politik, por si një shprehje qytetarie që mund të admirohet pa u marrë seriozisht si sfidë ndaj pushtetit.

Në këtë mënyrë, hapi i parë nuk është shtypja e protestës, por transformimi i kuptimit të saj: protesta zhvendoset nga fusha e konfliktit politik në fushën e estetikës qytetare. Me fjalë të tjera, konflikti politik synohet të neutralizohet simbolikisht.

Në kuptimin bartesian, miti i protestës së bukur nuk e mohon realitetin e protestës (protesta është e bukur!); ai e ripaketon atë. Duke e zhvendosur vëmendjen nga arsyet e protestës te estetika e saj, diskursi synon të zbusë forcën politike të ngjarjes dhe ta bëjë atë më të pranueshme për vetë pushtetin.

Në fund të fundit, miti nuk e shuan dot protestën. Ai kërkon t’i ndryshojë kuptimin. Dhe pikërisht aty fillon puna e leximit kritik të miteve politike, përfshirë edhe mitin e “protestës së bukur”.

Next Post
I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Media britanike “The Telegraph”: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

October 7, 2026
Video/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

DETAJET/ U rrëmbye, u vra me tortura dhe u hodh në liqen, SPAK çon për gjykim dosjen e 4 të akuzuarve për eliminimin e Renis Dobrës!

October 7, 2026
A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

October 7, 2026
Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

October 7, 2026
VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

October 7, 2026
Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

October 7, 2026
Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

October 7, 2026
Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com