• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti i rremë: Magelani nuk udhëtoi vërtet rreth e përqark botës

by A R
07/05/2021 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Midis eksploruesve të epokës moderne, Ferdinand Magelani që vdiq 500 vjet më parë, kujtohet së bashku me Kristofor Kolombin, Amerigo Vespuçin dhe Vasko da Gamën si një nga më të rëndësishmit. Arsyeja është pretendimi se ai ishte i pari që udhëtoi përreth botës midis viteve 1519–1522.

Por në të vërtetë Magelani vdiq gjatë kohës që ndodhej në Filipine, për shkak të një përleshje të armatosur me një fis vendas më 27 Prill 1521, pra saktësisht 500 vjet më parë. Prandaj, edhe pse ai udhëhoqi ekspeditën gjatë gjysmës së Botës se Re të pashkelur,dhe e rrethoi për herë të parë Amerikën, nuk u kthye dot kurrë në pikën e tij të nisjes, Spanjë.

Udhëtimin e përfundoi kapiten Elkano. Por sipas disa dëshmive, personi i parë që përfundoi teknikisht rrethrrotullimin rreth globit, ishte një skllav me origjinë filipinase që u largua nga vendlindja bashkë me ekspeditën. Ferdinand Magelani lindi me emrin Fernao de Magalhaesnë një familje fisnike portugeze në vitin 1480.

Kur qe i ri ai ishte pjesë e oborrit mbretëror të Lisbonës, por shumë shpejt preferoi që t’i përkushtohej udhëtimeve të gjata dhe të rrezikshme në Afrikë dhe Lindje, ku eksploruesit portugezë ishin në kërkim të një produkti që në atëkohë garantonte fitime të mëdha:erëzat.

I akuzuar për tregti të paligjshme, Magelani u largua nga Portugalia pasi debatoi me mbretin Manuel I dhe gjeti strehë në Spanjën e Karlit V, që ishte dhe rivali kryesor i Portugalisë në ekspeditat detare. Ideja për të ndërmarrë një udhëtim kaq të kërkuar, u nxit nga nevoja për të gjetur një rrugë të re drejt Indisë por që kalonte nga Perëndimi.

Shpresohej që ajo të ishte më e shkurtër dhe më e sigurt se sa ajo që rrethonte Afrikën, e ngjashme me atë të planifikuar nga Kolombi para se të zbulonte rastësisht një kontinent të ri. Karli i dha mundësinë që ta provojë duke i vënë në dispozicion 5 anije, të cilat u larguan nëvitin 1519 nga qyteti Andaluzian Sanlukar de Barrameda.

Por ekspedita do të shoqërohej që në fillim me probleme, ndër to më kryesori ishin anijet portugeze, të dërguara nga Manuel I për të mbajtur nën vëzhgim misionin spanjoll, dhe çdo rrugë të zbuluar prej tyre. Për një farë kohe ata arritën që të qëndronin pas anijeve të Magelanit, por më pas i humbën nga sytë.

Problemi i dytë ishte një stuhi e madhe që shkaktoi një vonesë në kalendarin e udhëtimit, dhe për pasojë imponoi një racionim të rezervave ushqimore. Dhe së fundmi ishte marrëdhënia e tensionuar midis Magelanit dhe shumicës së ekuipazhit.

Marinarët në bord ishin kryesisht spanjollë, ish të dënuar që kishin dalë nga burgu, që ranëdakord të merrnin pjesë në ekspeditë në këmbim të parave, ose njerëz që ishin arratisur për shkak të borxheve. Por pak prej tyre ishin të lumtur që komandoheshin nga një portugez.

Sidomos Juan de Kartagjena, që drejtonte një nga pesë anijet atë “San Antonio”, e kritikoi hapur Magelanin, që reagoi duke e arrestuar dhe futur në burg në bordin e një anijeje tjetër të quajtur“Vikstorias”.

Por Kartagjena nuk u dorëzua. Në prillin e vitit 1520 ai arriti të arratisej nga anija “Viktoria”dhe të kthehej në bordin e anijes “San Antonio”, duke arritur të nxisë rebelimin e ekuipazhit kundër Magelanit. Atij iu bashkuan edhe kapitenët e anijeve “Konsepsion” dhe “Viktoria” , duke e lënë Magelanin në pakicë.

Kryengritësit i dërguan një letër Magelanit, që ndodhej në bordin e anijes “Trinidad”, ku e urdhëruan që të pranonte humbjen. Magelani u kundërpërgjigj duke dërguar një njeri që qëlloi me thikë kapitenin e anijes “Viktoria”, Luiz Mendoza. Pas këtij akti ekuipazhi besnik i Magelanit shkoi në fjetoren e anijës “Viktoria” dhe i neutralizoi rebelët.

Kapitenit të “Konsepsion”, Kaspar de Kesada, iu pre koka dhe trupi i tij u copëtua për t’ubërë një shembull për të gjithë ata që synonin të rebeloheshin. Ndërkohë anija “Kartagjena” u la mbytej në mesin e Paqësorit së bashku me një prift, që ishte gjithashtu një nga kryengritësit.

Në tetor ekspedita humbi një pjesë tjetër. Kur anija “San Antonio”po ndahej nga anija “Trinidad” për të eksploruar të dyja anët e një ishulli, anëtarët e ekuipazhit e detyruan kapitenin që të dezertonte dhe të rikthehej në Spanjë.

Përfundimisht, synimi për të anashkaluar kontinentin amerikan, midis territorit të sotëm të Kilit dhe arkipelagut Tierra del Fuego në atë që njihet ende sot si ngushtica Magelan, u arrit nga anijet e mbetura vetëm më 28 nëntor, pas shumë përpjekjesh.

Nga ana tjetër, kushtet e motit ishin aq të favorshme sa që Magelani, kapiteni i parë evropian që mbërrinte atje, e quajti atë që ai mendonte të ishte një det siç njihet edhe sot “Deti Paqësor”.Në mars ata arritën në ishullin e Guamit, ku më në fund arritën të grumbullonin furnizimet e duhura, dhe më pas u nisën për në arkipelagun e Filipineve, ku Magelani nisi procesin e konvertimit në Krishtërim të popullatave lokale.

Një udhëheqës lokal që ishte konvertuar në të krishterë, Humabon, i kërkoi mbështetje Magelanit për të luftuar kundër kreut të një fisi në ishullin Maktan, Lapu–Lapu, që kishte refuzuar të konvertohej. Magelani pranoi dhe sulmoi fisin Lapu–Lapu me rreth 60 burra, kundër rreth 1500 vendasve, duke besuar në epërsinë e armëve të tyre.

Gjatë luftës, ai u godit nga një shtizë bambuje, dhe më pas u godit nga luftëtarët e tjerë që e vranë. Trupi i tij u braktis nga pjesa tjetër e ekuipazhit. Pas vdekjes së Magelanit, ekspedita vazhdoi, por pa të. Anija “Viktoria” arriti të kthehej në Spanjë vetëm në vitin 1522. / Il Post – Bota.al

Next Post
Pezullohen aktivitetet në kuadër të Dialogut Ekonomik Strategjik Kino-Australian

Pezullohen aktivitetet në kuadër të Dialogut Ekonomik Strategjik Kino-Australian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In