• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Miti i rremë i protestës paqësore më të dhunshme në histori

by Mero Baze
30/07/2026 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një artiste e njohur shqiptare, Eda Zari, reagoi dje ashpër ndaj një fletërrufeje, që shtabi i revolucionit në bulevard i kishte vendosur asaj si artiste e shpallur armike nga revolucioni. Arsyeja është se nuk ka marrë pjesë në protesta. Fletërrufetë në Shqipëri u bënë modë në fund të viteve ’60, në kulmin e Revolucionit Kulturor në Kinë, ku “dazibaot” demaskonin intelektualë, artistë, shkrimtarë dhe shkencëtarë që nuk mbështesnin revolucionin kulturor dhe që presupozohej se ishin kundër masave popullore.

Tani protesta e nisur për Flamingot dhe e sosur tashmë për Falangat, është në fazën e Revolucionit Kulturor kinez, ku qëllim kryesor ka demaskimin e figurave publike që nuk i kanë mbështetur. E kanë pak edhe si alibi për katandisjen në dorë të falangave dhe njerëzve me devijime mentale, por sidoqoftë inatin në fund e kanë me artistë, gazetarë apo intelektualë që nuk u kanë dalë në krah. Dhe i demaskojnë përmes një këndi fletërrufesh, ku shkruhet në stilin e BIRN, vizatohet në stilin e Qorit dhe recitohet në stilin zuehollë të Gonit.

Ky është dhe momenti kur avokatët mediatikë të protestës fillojnë e ngrejnë mite për protestën si për heronjtë e vdekur.

Kështu, miti i rremë më i keqpërdorur rreth protestës është që ajo është paqësore.

Kjo, në fakt, është protesta më e dhunshme në historinë e protestave të Shqipërisë nga 1990, pasi është protesta që ka transmetuar më shumë urrejtje, ligësi, linçim dhe, mbi të gjitha, fushata targetimi publik se çdo lëvizje tjetër politike në Shqipëri.

Nuk e kam fjalën as te njerëzit që dalin e kërcënojnë me “ngrënie darkash” për politikanë dhe as ata që përleshen me policinë, pasi ata në fund të fundit janë aktivistë të dhunshëm dhe kanë objektiva politike. Pjesa më e zezë e dhunës së kësaj proteste janë ata suflerët pas tribunës, që e përdorin protestën kundër njerëzve që urrejnë dhe që s’i kanë arritur dot në jetë; janë ata gazetarët e BIRN që bëjnë lista linçimi për gazetarët e tjerë të shtypit; shkrimtarë të dështuar si Fatos Lubonja, që bën lista linçimi për kolosët e letërsisë shqiptare që s’i arrin dot; biznesmenë gjobaxhinj që shkojnë aty për të përdorur tribunën kundër bizneseve rivale; blogere injorante që mendojnë se duke sulmuar këngëtarët tanë më të mirë dhe artistët tanë më të mëdhenj, mbeten të vetmet “artiste” që ka vendi; ish-hajdutë të administratës që shkojnë aty të bëjnë “gjoja denoncime” për hajdutët që kanë mbetur në administratë; trafikantë të dënuar në Perëndim që i kanë zbuluar andej dhe tani janë kujtuar që Shqipëria është e tyre dhe ua paskan marrë; e dhjetëra kategori të tjera që rrinë pas tribunës e pas mikrofonit të saj për të shpërndarë urrejtjen që kanë për ata që s’i kanë mundur dot në jetën e tyre të përditshme.

Më 1990, kur studentët u ngritën kundër një prej diktaturave më të egra të botës, nuk gjeje dot asnjë fjali me urrejtje kundër atyre që meritonin më shumë se sa urrejtje. Parrullat e tyre ishin për Shqipërinë që e donin si Europa dhe për paqen. Madje, nën këtë presion, edhe opozita që doli prej tyre hyri në zgjedhje me moton “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”. Jo se ishte e vërtetë, por ishte i vetmi mekanizëm që të çlironte shoqërinë nga ankthi i revanshit dhe të realizonte ndryshimin politik.

Këtu një tufë dështakësh, një pjesë prej të cilëve janë injorantë nën nivelin e analfabetëve funksionalë të shoqërisë, dhe të tjerët në shumicë delirantë, mendojnë se mund ta trembin shoqërinë shqiptare me fletërrufe dhe lista linçimesh, me përgojime publike dhe fushata denigruese për biznesin. Bindja e tyre se ata kanë të drejtë të frikësojnë shoqërinë dhe këdo që nuk është me ta, është dhuna më e rëndë që ka ndeshur shoqëria jonë prej vitit 1990.

Nuk janë të dhunshme protestat që thyejnë xhama apo që përleshen me policinë. Brenda tyre ka një aspiratë për paqe, pasi është një zemërim simbolik. Dhuna e vërtetë e protestave është pikërisht kjo fushatë linçuese, ky mentalitet i Revolucionit Kulturor kinez, që do të çojë në hell këdo që e kanë kundërshtar.

Dhe këtë e thotë një grusht njerëzish të paverifikuar se kë përfaqësojnë, që mendojnë se Shqipëria u ka borxh t’u dhurojë atyre pushtetin, meqë ata kanë vendosur se “O do bëhet Shqipëria e tyre, o do bëhet shkrumb e hi”.

Dhe kjo është një skenë e përnatshme e një grushti njerëzish për 60 ditë në Bulevardin e Tiranës, e cila i qëndron si re toksike mbi kokë shoqërisë shqiptare, duke e shantazhuar atë.

Nuk ka asgjë më të dhunshme se protesta “paqësore” e udhëhequr nga injoranca dhe urrejtja.

Next Post
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Turizmit shqiptar i marrshin të ligat!

Comments 1

  1. Zotnija juaj says:
    3 months ago

    Më nxore mallin o Mero, me një ngjarje të vërtetë, në Shkodër, në “kohën e lavdishme” të fletë rrufeve.
    Një plaku, mbi 80 vjeç, i nxorrën fletë rrufe, në qender të Shkodres, dhe e akuzonin si njeri me mendime e zakone prapanike e fetare, sepse kishte dy gra, të dyja plaka, e që nuk ishin ankuar kurrë.
    Mbas dy ditësh, plaku me humor si shumica e bashkëqytetareve të tijë, i këthen përgjigje kësaje fletë rrufeje , me këto fjalë : “ FLETË RRUFE MOJ FLETË RRUFE, PO JU JAP DY PLAKAT, E MË JEPNI NJË TË RÈ”.
    Kësajë i thonë të dhime për fletë rrufenë.
    Kështu e duan edhe këta fletërrufemutërit e sotëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In