• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Miti i PD-së dhe realiteti demokratik

by Ben Andoni
14/06/2024 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mbas një sage të stërgjatë mori fund realiteti i vulës për dy pjesët e ndara organike të PD-së dhe pjesëzat e tjera, që nuk identifikoheshin, por që shfrytëzonin konjukturat. Për opozitën është mirë sepse tashmë gati një vit para zgjedhjeve normale mund të shpalosë organizimin e saj, ndërsa PD-ja të tregojë se çfarë mund të bëj “legalisht”. Për më tepër, ka prezencë në dy komisione hetimore dhe është pjesë përbërëse e nën\Komisionit Zgjedhor por mbi të gjitha tashmë ka tagrin edhe që të flasë ligjërisht. Problemi “i vogël” është non-grata e kryetarit Berisha dhe e ardhmja e partisë. Në anën tjetër po vegjeton Basha dhe grupi i tij. Jo më si Parti Demokratike, por si grupim pa emër. Për të kuptuar seriozitetin e tyre dhe largpamësinë kujton se në vend të kishin një alternativë dhe të shpalosnin atë që do të duhet të bënin me realitetin e ri, në mbledhjet pas Vulës kanë afruar disa alternativa që nga rekursi dhe deri tek ikja fare nga politika!! Të mendosh, se një pjesë e tyre sakrifikuan si pakkush duke i besuar Bashës dhe idesë së rij, materializimi i të cilës erdhi përmes programit, pak ditë më parë (paradoksalisht asnjë parashikim për të ardhmen e tyre, ndërkohë që do rregullonin Shqipërinë). Po kur shikon këtë gjendje kupton sesa respekt kanë për grupimin e tyre politik dhe programin. Nën rrogoz është edhe diçka që është thënë shpesh në trajtën e thashethemeve dhe që njerëzit nuk e kanë besuar, përfshirë arsyen e njerëzve: lojën e sofistikuar Berisha-Basha!!! Shenja e parë është realiteti, e dyta është “mefshtësia” e Bashës në këto orë të nxehta për të ardhmen, kur njerëzit, që ai ka në hipotekën e grupimit të tij, besohet se kapin plot 100.000 veta. Të ketë lënë një përgjigje pas datës 21 Qershor (fundi i mandatit të Berishës (?), këtë do ta shohim, por politika shqiptare do të ketë shumë zhvillime deri në zgjedhjet e ardhshme. Përballja e vështirë dhe reale do jetë e mbetet me SPAK-un. Dhe, ajo ka si ushqim emrin e Metës dhe e njerëzve të PS-së, pa harruar PD-në.

Nga ana tjetër, i çuditshëm mitizimi, që përmendin sot shumë individë për vlerat e të Djathtës tonë, që ka votuar për kaosin e pronave (7501) dhe të gjithë kuadrin ligjor, që është dashur për LGBT+, por individë të tërë të përmendin kanonet klasike të së Djathtës, duke folur për një vijë ideologjike, që më pak se çdo gjë ka lidhje me PD-në dhe grupimin e Bashës. Kurse  sa i përket subjekteve dhe motiveve, që i shtyjnë shumë njerëz për këtë, kuptohet se një pjesë nuk bëjnë dot dallimet midis miteve për personat, ngjarjet, hapësirën dhe kohën, ose më shumë akoma mitet e themelit të vërtetë demokratik, origjinës, katarsisit së munguar, pohimit për vlerat, humbjes ose suksesit të vërtetë të PD-së. Tashmë, para misionit të madh për ta futur në hullinë e vërtetë PD-në, miti po u humbet busullën e realitetit, sepse fitorja dhe kthimi në pushtet i referohen kohës reale dhe jo kohës mitike. (Javanews)

 

Next Post
Berisha mori vulën, SHBA nuk i qaset non-gratave/ Baçi: Po vërtetohet lobimi! Gazetari: Askush nuk habitet nga qëndrimi i ambasadës

Berisha mori vulën, SHBA nuk i qaset non-gratave/ Baçi: Po vërtetohet lobimi! Gazetari: Askush nuk habitet nga qëndrimi i ambasadës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In