• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mitet që theu dhe dueli që fitoi Altin Dumani

by Ylli Pata
22/05/2024 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, përveç një lajm i rëndësishëm, ishte edhe një rast fatlum për këto në politikë që e sheh Prokurorinë speciale si kundërshtar.

Pesë orë raportim totalisht shterues shërbyen si një lakmus për një analizim të reaksioneve kimiko politike që ka prodhuar ky institucion që sot është kthyer në më të rëndësishmin në vend.

Ajo që ishte mjaft interesante nga pikëpamja vizuale ose edhe politike, ishte dueli ndërmjet njeriut besnik të Sali Berishës, Flamur Nokës dhe Altin Dumanit.

Noka, i cili kishte shkuar me bluzën Free Berisha, kishte rastin e artë për tu përballur me kundërshtarin apo njeriun që sulmon më shumë shefi i tij. Një përballje që Foltores nuk i vjen më deri në majin e vitit tjetër.

Kishte të gjithë mundësinë Flamur Noka të përballej politikisht me një institucion që e quan strukturë kriminale pa ju dridhur qerpiku, edhe pse realisht po shkelet ligjit, pasi drejtësia apo çdo insitucion i pavarur nuk mund të sulmohet. Pasi ka mekanizma kushtetuese për të kontestuar çdo kundërshtim apo ankesë. Është Gjykata! i vetmi institucion terminal në çdo vend demokratik.

Nejse, duke u nisur nga niveli i debatit publik sidomos në panelet e darkës, apo protestat poshtë dritares, sot “ishte dita” për tu përballur.

Dhe në fakt pati një duel. Por ishte mjaft i shkrifët, jo se kreu i SPAK i rrëzoi argumentet e Flamur Nokës, sepse realisht ato nuk ishin të tilla. Por vetëm aludime të shpërndara që mund t’i rrëzonte edhe një kancelar i prokurorisë së posaçme.

Sot pritej një debat politik, real mes SPAK dhe kundërshtarëve politikë të tij. Në një betejë para njerëzve, ku tezat e tyre për “jakobinizëm” të përballeshin me njeriun që e ka përgjegjësinë për ta dhënë.

Nuk pati. E kjo jo vetëm për aftësinë e Altin Dumanit, i cili dukej se ishte mjaft i kthjellët në përgjigjet e tij, por sepse këtu ka një kleçkë që në opinionin publik e përmendin pak.

Altin Dumani, kolegët e tij të SPAK, por të gjithë prokurorët e tjerë të Republikës nuk mund të hedhin asnjë hap të “rëndë”- pra arrest, kontroll apo ngushtim lirie pa vendim gjykate.

E kjo është një nga arritjet reale të Reformës në Drejtësi. E cila më parë jepej pas 48 apo 72 orësh. Sot në këtë afat bëhet vlerësimi i masës së sigurisë. Pra çdo person që përballet me një vendim gjykate për arrest, përgjim, apo edhe kontroll banese, mund ta vlerësojë nëpërmjet avokatit pas 2 ditësh. Asnjë prokuror nuk e ka pushtetin absolut të Llallës së para 2016-s.

Ndaj dhe përgjigja e Altin Dumanit ndaj Flamur Nokës ishte krejt relaksuese për rastin Berisha apo Partizani, që në fakt është edhe realitet. Që po e ndjekin thuajse javë pas jave avokatët e doktorit në GJKKO. Ky realitet është jo aq i vlerësuari në analizat publike në ekrane.

Tjetri që bëri përshtypje në seancën orëshe të Altin Dumanit, ishte çështja e rrjedhjes së informacionit, për të cilën flitet shpesh. Po për të cilën, do të duhet nga kolegët më transparencë, pasi kreu i SPAK, e tha se edhe për informacionin e fundit, e gjitha që ka dalë është pjesë e vendimit të Gjykatës Speciale për Vlerësimin Parakrak të Sigurisë.

Kush s’e kujton rastin e gjykatës së Catania-s për vëllezërit Habilaj, ku shikohej lidhja me ish-ministrin Tahiri në atë kohë. Dilnin reporter specialë me burime ekskluzive. Thjesht kishin marrë onlinë vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

Ashtu ndodhi edhe sot. Kështu ndodhi edhe me dosjen Partizani ku është nën hetim Sali Berisha. Ajo dosje ka 200 faqe, siç ka dosja e megaoperacionit ndaj 7 grupeve kriminale. Por ndërsa për rastin Partizani ishin pak media që jepnin detaje të vendimit, në rastin aktual, ata i shesin si zbulime të bujshme.

Ndërkaq, analiza mbi faktet e vendimit me ngjarjet në terren, siç ka bërë në mënyrë shteruese Artan Hoxha, janë thjesht e vetëm raportim e gazetari e pastër. Pasi një reporter ka kujtesë, ka ditar, ka një rekord ngjarjesh që kur del një vendim zyrtar monton rripin e transmisionit dhe e vë atë në lëvizje. E kur një reporteri i dalin fjalët, parashikimet, analizat, nuk ka më sadisfaksion më të madh professional. Arrihet objektivi.

Next Post
Atalanta e Gjimshitit shkruan historinë, Leverkusen dorëzohet në finalen e Europa League

Atalanta e Gjimshitit shkruan historinë, Leverkusen dorëzohet në finalen e Europa League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In