• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mit Romney kundër Trump: Hipokrit e mashtrues

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati republikan për President në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney mbajti një fjalim tepër të ashpër këtë të enjte kundër Donald Trump, duke kritikuar atë për të gjithë kaosin që ka përfshirë partinë.

Me akuza të forta nga fillimi e deri në fund ndaj Trumpit, Romney u bëri thirrje republikanëve ta refuzojnë kandidaturën e biznesmenit miliarder, në zgjedhjet që – sipas tij, – do të kenë pasoja të thella për Partinë Republikane dhe, mbi të gjitha, për vendin.

“Donald Trump është një njeri hipokrit, mashtrues”, tha Romney në fjalimin e mëngjesit të së enjtes në Institutin “Hinckley” të Politikës në Universitetin e Utah. “Premtimet e tij janë po aq të pavlefshme, sa një diplomë e Universitetit Trump. Ai po e konsideron publikun amerikan si persona të lehtë për t’u manipuluar. Me këtë ai synon të shtrojë rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ajo që fitojmë ne është një kapelë e mbushur me morra”.

Romney, kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të 2012-s, fillimisht njoftoi se do të garonte sërish, përpara se të shpallte në janar tërheqjen përfundimtare. Fjalimi i tij në Utah, ku ka edhe një shtëpi banimi, vjen në rrethana kritike për Partinë Republikane, teksa marshimi i Trumpit drejt nominimit ka ndezur alarmin mes udhëheqësve konservatorë, të cilët kanë frikë se ai do t’i humbasë zgjedhjet e përgjithshme dhe do të nxijë “markën” e partisë për një gjeneratë të tërë.

“E kuptoj irritimin që ndiejnë amerikanët sot, – tha Romney. – Në të kaluarën, presidentët tanë kanë ditur si ta kanalizojnë irritimin dhe ta farkëtojnë atë në vendosmëri, në durim, në prioritete dhe në dëshirën për të mposhtur armiqtë e lirisë. Irritimi ynë është transformuar në energji për të prodhuar të mira. Trump po e drejton irritimin tonë jo për qëllime fisnike”.

Romney ende nuk e ka shpallur zyrtarisht se cilin kandidat mbështet në garën presidenciale të 2016-s, ndërsa ndihmësit e tij thanë të mërkurën se nuk pritet ta bëjë këtë gjë në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ai ka ruajtur lidhjet me dy kandidatë të tjerë, senatorin Marco Rubio të Floridës dhe guvernatorin e Ohios, John Kasich.

Sa u pëket kandidatëve të tjerë mes republikanëve, Romney tha: “Të vetmet propozime serioze politike, të cilat përballojnë gamën e gjerë të sfidave kombëtare me të cilat përballemi, vijnë nga Ted Cruz, Marco Rubio dhe John Kasich”. Në fjalimin e tij pati kohë edhe për kampin rival demokrat. “Një person i pabesueshëm dhe jo i ndershëm si Hillary Clinton nuk duhet të bëhet President i SHBA. Sigurisht, nëse nominohet Trump nga republikanët, thuajse i kemi dhuruar fitoren asaj”.

TCH

Next Post

Ray, talenti 84-vjeçar çmend Amerikën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In