• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteri i vrasjes nga ‘klouni’ zgjidhet pas 27 vitesh…

by A R
27/09/2017 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 21 Maj 1990, Marlene Warren u vra në derën e shtëpisë së saj. E vetmja gjë që u mësua nga policia atë kohë, ishte se vrasësi ishte veshur si një kloun.

Pikërisht në atë ditë, Marlene Warren ishte duke ngrënë mëngjes me djalin, Joey dhe disa miq të saj. Një makinë parkoi para shtëpisë nga ku doli një kloun.

Ai eci drejt derës dhe mbante në dorë një tufë me lule dhe dy tullumbace. Marlene hapi derën dhe i panjohuri në derë i ofroi lulet.

Djali i saj, Joey mban mend që ajo të ketë thënë vetëm “Sa të bukura!” dhe pastaj papritur u qëllua në kokë me një plumb pistolete.

Vrasësi, përcjell tvklan.al, i cili kishte vënë paruke portokalli, kishte lyer fytyrën në ngjyrë të bardhë dhe kishte vendosur një hundë të kuqe dhe doreza, u kthye në makinë qetësisht dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Marlene vdiq dy ditë më vonë, ndërsa vrasja që ndodhi në Wellington, Florida qëndroi e pazbuluar për gati tre dekada.

Dyshimet fillimisht për vrasjen e saj ranë mbi burrin e Marlene, Michael Warren, për shkak se martesa e tyre kishte kohë që ishte në vështirësi dhe Marlene kishte deklaruar se do ta linte atë.

Çifti kishte më shumë se 1 milion dollarë në prona dhe biznese që ishin në emrin e Marlene.

Policia vendosi që Michael nuk ishte vrasësi, por menduan se do të ishte një person me të cilin ai ishte njëfarë lidhjeje.

Dhe në këtë mënyrë vëmendja u kthye drejt Sheila Keen, me të cilën flitej se Michael kishte një lidhje jashtë martesore, madje fqinj të saj kishin menduar se ajo ishte martuar me Michael për shkak se shihen shpesh në shtëpinë e saj.

Por policia arriti ta zbulonte se Sheila Keen ishte vrasësja pasi në rrugën ku ajo jetonte ishte vetëm një dyqan kostumesh në të cilën besohej se u shit lloji i tullumbaces që mbante vrasësi.

Policia mendoi se mund të ishte një femër ajo që kishte blerë kostumin e klounit, dy ose tre ditë para vrasjes, por nga provat e ADN-së asokohe, prokurorët nuk arritën të akuzonin dot as Michael Warren dhe as Sheila Keen.

Hetimet për çështjen u rihapën në vitin 2014 dhe policia zbuloi se në vitin 1990, Michael Warren ishte dënuar për vjedhje dhe shantazh në lidhje me biznesin e tij të makinave dhe pasi ishte larguar nga burgu, ai dhe Sheila Keen ishin zhdukur së bashku.

Më pas, policia ndoqi gjurmët e Sheila Keen dhe zbuloi se ajo ishte divorcuar nga burri i parë dhe ishte martuar me Michael në vitin 2012, në Las Vegas. Ata kishin nisur të drejtonin një restorant në Tennessee.

“Si rezultat i hetimit, u bë lidhja e ngjarjes dhe Sheila Keen ka vrarë Marlene Warren”, tha policia.

Por thellimi në analizat e ADN-së besohen se luajtën një rol të rëndësishëm që juria të ngarkonte Sheila Keen me akuzën “vrasje të shkallës së parë.”

Sheila Keen, tashmë 54 vjeçe, u arrestua të martën, 27 vjet pas ngjarjes në Washington County, 800 milje larg vendit ku vrau Marlene Warren./a.m.

Next Post
Shkëmbenin foto intime por…si i zhvati durrsakja 60 mln lekë të riut

Shkëmbenin foto intime por...si i zhvati durrsakja 60 mln lekë të riut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In