• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteri i Rusisë thellohet edhe më shumë me heqjen e kreut të FBI

by Java News
11/05/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Largimi i beftë nga detyra prej Presidentit Trump, i Drejtorit të FBI-së, James B. Comey do të shtojë edhe më shumë fokusin tek çështja, të cilën Trumpi ka dashur aq shumë ta injorojë – nëse ai ka qenë në dijeni, për kontaktet mes Michael Flynn dhe njerëzve të tij me Rusinë.

Argumentet e Shtëpisë së Bardhë se Trump e pushoi Comeyn, për shkak të keqpërdorimit të hetimit të emaileve të Hillary Clintonit janë të papranueshëm, por jo më shumë se disa nga argumentet që ekipi Trump ka bërë, në lidhje me shkarkimin e Flynn në shkurt. Burimet thonë se Shtëpia e Bardhë ka diskutuar për ta larguar Comeyn, që para inaugurimit; Eshtë e paqartë përse “e shkrepën këmbëzën tani”, por agjentët e FBI, përfshirë edhe ata që nuk e pëlqejnë Comeyn, u shprehën se ishin të shastisur dhe shumë të mërzitur, natën e të martës.

 

Puçi “Comey” shton edhe më misterin, në qendër të çështjes Flynn: Përse Trumpi nuk reagoi më herët, pas paralajmërimeve për përfshirjen e Flynn me Rusinë? Përse Trumpi nuk dëgjoi thirrjen e Presidentit Obama, për të mos e punësuar atë? Përse Trumpi priti 18 ditë, përpara se të hiqte këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, pasi mori këshillë urgjente, se Flynn “mund të shantazhohej”?

Pas largimit të Comeyt, kritikët me shumë gjasë do të ekzaminojnë teori më të guximshme, në lidhje me çështjen Flynn dhe të tjera që kanë të bëjnë me Rusinë. Një mundësi është që Trumpi nuk veproi më herët, për shkak se ai tashmë kishte dijeni për bisedën e Flynn në 29 dhjetor, me Ambasadorin e Rusisë, Sergey Kislyak në lidhje me sanksionet, dhe e dinte që Flynn kishte gënjyer në lidhje me telefonatën e Kislyak për Zëvendëspresidentin e zgjedhur, Mike Pence.

Biseda e Flynn me ambasadorin rus në një kohë kaq të ndjeshme, kur Shtetet e Bashkuara po ndëshkonin Rusinë për pirateri kibernetike gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ishte ndoshta një shkelje e Ligjit Logan, i cili ndalon ndërhyrje private, gjatë një konfrontimi me një tjetër shtet. Ishte sjellje “problematike”, siç tha ish-Prokurorja e Përgjithshme, Sally Yates në dëshminë e saj gozhduese, ditën e hënë.

Por telefonata e Kislyak nuk ishte një shkelje e madhe, madje ndoshta as e ndjekëshme penalisht. Trumpi mund të kishte thënë në 29 dhjetor, se Flynn kishte biseduar me Kislyakun me shpresën e parandalimit të kundërpërgjigjeve të Rusisë, për sanksionet e SHBA që ishin shpallur po atë ditë. Trumpi nuk përtoi që t’i njohë meritën presidentit Vladimir Putin në 30 dhjetor, për “lëvizjen e tij të madhe”, që nuk u kundërpërgjigj. Eshtë vërtetë e mundshme që Trumpi të mos ketë biseduar me Flynnin përpara se të postonte atë shënim në Tëitter?

Trumpi ka hapur një gropë për veten e tij që në krye të herës, sa u përket çështjeve që lidhen me Rusinë. Eshtë një model i çuditshëm sjelljeje. Trumpi mund të mos ketë bërë asgjë të papërshtatshme në lidhje me Rusinë, po përse vepron kaq shumë në mbrojtje?

Në një libër me titull “Spiuno gënjeshtrën”, një grup ish oficerësh të shërbimeve të fshehtë shpjegojnë të dhënat e sjelljes dhe gjuhës, që tregojnë se kur dikush po mashtron. E çuditshme, por shumë prej tyre janë të pranishme në përgjigjet e Trumpit, përballë pyetjeve në lidhje me përfshirjen e fshehtë të Rusisë në politikën e SHBA.

Lista e shenjave që shpjegojnë autorët përfshin “kalimi në sulm”, “pyetje të papërshtatshme”, “deklarata jokonsistente”, “kujtesë selektive”, dhe përdorimi i cilësorëve si “sinqerisht”, “ndershmërisht”, dhe “në të vërtetë”. Autorët duan të thojnë se njerëzit që janë të pafajshëm, u përgjigjen pyetjeve thjesht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Largimi i Comeyt e afron Amerikën më pranë përplasjes së rrezikshme, e cila është vërtitur në ajër, që kur akuzat për lidhje të mundshme mes Trumpit dhe ndihmësve të tij, si dhe operacionit të fshehtë rus të influencës, që Comey ka qenë duke hetuar qysh prej korrikut.

Trumpi tani do të emërojë një drejtor të ri të FBI-së, misioni i të cilit do të përfshijë edhe hetimin e vetë Trumpit. Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, pasi ka shpëtuar vetë nga hetimi mbi Rusinë, do të përballet tashmë me kritika se nuk e mbajti premtimin që bëri, duke rekomanduar largimin e personit që po udhëhiqte hetimin.

Roli më delikat në këtë histori të errët është ai i luajtur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm, Gjenerali Rod J. Rosenstein. Ai është vlerësuar gjerësisht si një prokuror i fortë. Por letra e tij e gjatë, me të cilën mbështeste largimin e Comeyt, ishte më pranë një eseje qytetare, se sa një deklarate prej juristi. Ajo citonte një grusht editorialësh dhe deklaratash publike për të qortuar Comeyn.

Për një rishtar në një post shumë të lartë në Departamentin e Drejtësisë, Rosenstein ishte çuditërisht këmbëngulës: “FBI nuk ka gjasa të fitojë besim nga publiku dhe Kongresi, deri kur të ketë një Drejtor i cili kupton peshën e gabimeve dhe betohet të mos i përsërisë më kurrë. Pasi ka refuzuar të pranojë këto gabime, Comey nuk mund të kryejë veprimet e domosdoshme korrigjuese”.

A do të jetë drejtori i ardhshëm i FBI, vërtetë i lirë për të vazhduar hetimin që nisi Comey? A do të mundet FBI, ku kanë pllakosur tashmë përçarjet politike dhe “thikat pas shpine”, të rifitojë besimin e publikut? A mundet Departamenti i Drejtësisë ta mbikëqyrë çështjen e Rusisë? Tashmë, ka një shtim të trysnisë nga Kongresi për këshilltarë të pavarura – që është mënyra më e arsyeshme për rikthyer në një farë mase besimin e publikut, pas këtij shpartallimi, citohet “The Washington Post”, përgatitur nga Bota.al. (b.an)

Next Post
“Election man”

"Election man"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku ankesa para përfaqësuesve të BE: Opozita s’ka hapësirë për kontroll parlamentar, reformat po kryhen në mënyrë të njëanshme!

Tabaku ankesa para përfaqësuesve të BE: Opozita s’ka hapësirë për kontroll parlamentar, reformat po kryhen në mënyrë të njëanshme!

September 21, 2026
Vrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre Task-Forcë për hetimin

Vrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre Task-Forcë për hetimin

September 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 22 Shtator 2026

September 21, 2026
Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com