• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteri për ‘Mister X’/ Kush është shqiptari që kërkonte kryemafiozi Toto Riina, më i miri në antentatet me eksploziv: Shko dhe gjej një si ai

by Java News
14/07/2021 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar ende i paidentifikuar, është shfaqur në përgjimet e kryemafiozit Toto Riina. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90 të urdhëruara nga kryemafiozi famëkeq Toto Riina.

“Il Fatto Quotidiano” ka veçuar një prej këtyre përgjimeve ku rezulton të jetë i përfshirë edhe një shqiptar. Ai përmendet qartësisht në përgjimet e “Capo dei capi” si një ekspert eksplozivësh dhe pikëpyetja që ngrenë mediat italiane është se në cilën vrasje u përfshi shqiptari misterioz dhe përse ai nuk u identifikua apo arrestua.

Përgjimet e publikuara janë realizuar në vitin 2013 kur Riina ishte në burg, por ato janë bërë me qëllim që të zbulonin fakte të reja si funksiononte mafia siciliane. Aty Riina u rrëfente shokëve të tij të burgut vrasjet dhe ekzekutimet e rivalëve apo të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

PËRGJIMI i 10 shtatorit 2013:

Riina doli në oborrin e burgut për ajrosje dhe aty bisedon me Alberto Lorusso, një tjetër i burgosur. Në fillim flasin për gatimin dhe ushqimin. Totò Riina kishte një dëshirë të madhe për djathë dhe thotë se i kërkoi djalit të tij Giovanni t’i sillte një të mirë. Më pas flasin për vështirësitë e burgut dhe këtu Riina flet për një ndërtesë.

“Imagjino që ajo ndërtesë dukej mirë… ngjitu, ngjitu! Qija… pastaj… Thjesht vendos makinën atje lart, në anën tjetër, e vendos përpara, vendose përpara, para derës ku futesh dhe juhuuu…” – thotë Riina që sipas vëzhguesve fishkëllente, bënte gjeste, ngrinte krahun lart.

Sigurisht që po fliste për shtëpinë në rrugën D’Amelio ku u vra prokurori Paolo Borsellino , i vetmi vend ku u krye një masakër duke përdorur një makinë të mbushur me eksploziv të parkuar afër derës së banesës.

“Unë këmbëngula atje, tre ditë, katër ditë që makina të vendosej atje… shkova në ndërrimin e hapësirës së parkimit … sepse u është dashur të zënë vendin… se parkingun nuk e gjen kur arrin atje, nuk e gjen dot! Prandaj duhet të punohet për këto gjëra. Kur them… kur them se duhet të punohet! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër portierit, duhet të punosh, ta kërkosh, të luftosh me të… E merr, ti merre dhe e mban, vendos makinën… një makinë dhe e vendos atje dhe pastaj shkon dhe e gjen, shkon ta kërkosh… si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria… shko dhe gjej një ekspert si ai…”.

Gazeta italiane shkruan se dyshohet se shqiptari ishte në arrest shtëpie në Palermo pasi Riina i shpjegon shokut të tij se “duhet fat” sepse ai ishte një i mirë: “shko të gjesh një ekspert të tillë” dhe ishtë e lehtë për t’u gjetur: Nuk duhet as ta paguash atë për udhëtimin. Ishte atje, në qytet”.

Për këtë person (shqiptarin) flet në dëshminë e tij edhe i penduari i drejtësisë, Gaspare Spatuzza.

“Në garazhin në via Villasevaglios, Gaspare po punonte shumë për të shndërruar një Fiat 126 të vjedhur në një bombë vdekjeprurëse. Në kohën e dorëzimit, ishte 18 korrik 1992, një ditë para masakrës në via D’Amelio, në garazh ishte Renzino Tinnirello dhe më pas erdhi një person i tretë, një djalë që nuk kishte asnjë lidhje me Cosa Nostra, një i huaj i cili nuk tha asnjë fjalë. Nëse do të kishte qenë një person që e njihja, me siguri diçka do të kishte mbetur … ; por kam një imazh kaq të paqartë (…). Jam i bindur se ai nuk është një person që i atribuohet Cosa Nostra sepse (…) ekziston kjo anomali, për mua është e pashpjegueshme” – tha ai.

I penduari nuk e identifikoi shqiptarin ndoshta për ta mbrojtur sepse është e qartë që nëse emri i tij do të dilte do të niste një gjueti për të si nga policia ashtu edhe nga mafia.

Hetuesit anti-mafia dyshojnë se “njeriu që erdhi nga Shqipëria” ka të bëjë me vrasjen ndaj gjykatësit Rocco Chinnici. Kjo pasi kur Riina flet për këtë çështje thotë se ka folur me “Ninon” për “të vendosur makinën afër derës”.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

November 25, 2026
“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE, nesër mbahet takimi i veçantë me Marta Kos

November 25, 2026
GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

November 25, 2026
Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In