• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Misteri i zhdukjes së ish-nënkryetarit të “Vatrës”, shqiptaro-amerikanit Thoma Sotiri në ’78-ën, pas arrestimit nga Sigurimi i Shtetit…

by S T
09/09/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kastriot Dervishi

Ishte shtetas amerikan, por me kombësi shqiptare. Erdhi në Shqipëri për herë të dytë, por u arrestua, u dënua e u burgos, dhe si pasojë vdiq gjatë vuajtjes së dënimit. Me siguri qeveria komuniste, ka përdorur gjithë makinacionet e mundshme, duke gënjyer se gjoja shtetasi amerikan, është riatdhesuar. Arsyeja e vetme, ishte malli që ai kishte me vete. Duke e parë të vetëm, pa njeri, kanë parë të arsyeshme, veprimet që bënë. Shtetasi amerikan, quhej Thoma Gaqo Sotiri, lindur në Vithkuq, në vitin 1920 dhe banues në Spinglield, të SHBA-së.

Kish emigruar në vitin 1936, në moshën 16 vjeçare, një vit pasi kishin shkuar atje babai, nëna dhe vëllai. Që në atë kohë, ka punuar me Fan Nolin, të cilin e shoqëronte nga kisha në shtëpi. Në vitet 1941-1947, u mobilizua me ushtrinë amerikane. Si veteran i plagosur në luftë, merrte pension ushtarak. Në vitet 1951- 1953, ishte zgjedhur nënkryetar i organizatës “Vatra”.

Kalon me gazetën “Liria”, por që kur vdiq Fan Noli, nuk kishte lidhje me të. Kishte qenë më parë në Shqipëri, në shtator-nëntor 1972. Në SHBA-ës, kishte vëllain dhe dy nipat: Thanas Pandi Sotiri (Arthur P. Soter) dhe Dhionis Pandi Sotiri (Deniz P. Soter), të cilët ishin me profesion bankierë. Po ashtu kishte edhe motrën, në Bridgeport.

Thoma Sotiri mbërriti më 13.9.1975 në Rinas, me pasaportën nr. F1556936. Gjatë kontrollit doganor, iu mbajtën sende mbi normë, si 8 ora dore, shalle mëndafshi dhe çorape grash. Nuk e priti askush në aeroport. I vetëm, u vendos në hotel “Dajti”, ku foli në telefon, me Koçi Lubonjën. U kthye në “Dajti”.

Aty fton kamerierët, Kiço dhe Jani, të pinin nga një birrë në tavernë, duke biseduar gjëra të ndryshme. Ka qëndruar disa ditë në hotel, e më pas është nisur në Korçë. Me Koçi Lubonjën njihej në fëmijëri, sepse kishte qenë shok me vëllanë e tij, Xhafer Cenko Lubonja (shpallur dëshmor). Koçin e kish gjetur që në vitin 1972, gjatë vizitës së parë.

Arrestimi

Vizita e dytë e Thomait, nuk zgjati më shumë se një javë. U zgjodh momenti, që do shkonte në Korçë, ndërsa u përdorën kallëzimet e kamerierëve dhe muzikantit të hotel “Dajtit”. Kallëzimet janë të datës 17.9.1975, para punëtorit operativ, Mëno Deda. Në thelb, janë dy kamerierët nga Leskoviku.

Në ballafaqime, i pandehuri pranon biseda të përgjithshme, por mohon ta ketë parë ndonjë herë muzikantin. Bisedat kishin të bënin me shprehje se; “Abaz Kupi dhe Hasan Dosti, ishin figura të mëdha politike, se SHBA-ës, kishte të mirë Flotën e VI-të, se ajo posedonte bombën atomike”, etj. Vendimi për fillimin e çështjes penale ndaj Thomait, u mor më 20.9.1975, nga hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Vangjel Kote.

Të nesërmen, Thomai u arrestua në Korçë, nga hetuesit Nasho Gjinopulli. Bëhet kontrolli personal dhe i gjenden edhe 935 dollarë dhe disa lekë. Në shtëpinë e xhaxhait të tij, Josif Stratit, ku banonte në Korçë, hetuesi tjetër, Bashkim Asllani ushtroi kontrollin e rrobave e ndër të tjera, shënoi: “Dy valixhe, 7 kanotiere, 12 kravata, 9 çorape, 14 këmisha burrash, syza, krehra, 6 kostume burrash, 20 copë flori të llojit 20 frang, etj”.

Të nesërmen e arrestimit, hetuesi Nasho Gjinopulli, në prani të hetuesit Sali Bundo, i komunikon se; akuzohet për agjitacion e propagandë. I pandehuri e mohon akuzën. “Unë, bisedat e sipërme, nuk i kam thënë me ndonjë qëllim të keq, por kushedi, si m’i kanë marrë Kiço me të tjerët” – thotë ai në hetuesinë e datës 16.10.1975. I pyetur nga hetuesi, ai thoshte se, nuk i mbante mend bisedat, ashtu siç i thonin dëshmitarët.

Më datën 8.1.1976, hetuesi Nasho Gjinopulli, me miratimin e prokurorit të Tiranës, Isamedin Resnja, miratoi akt-akuzën ndaj shtetasit amerikan Thoma Sotiri, i cili akuzohej; “Për zhvillimin e veprimtarisë armiqësore, në formën e agjitacionit e propagandës, kundër pushtetit popullor”.

Citohen fjalë që ai kishte thënë: “Amerika është shtet i fortë ushtarakisht dhe me të nuk mund të krahasohet, asnjë shtet tjetër. Ju nuk keni se çfarë t’i bëni. Amerika mund ta zhdukë Shqipërinë, me një bombë atomike, bile edhe Greqia, nuk ju ka juve në llogari. Amerika ka flotë të fuqishme, që ju nuk e përballoni dot, se jeni shtet i vogël, nuk keni armatim modern…”!

Akuzën në gjyq, e pranoi pjesërisht

Zëvendësprokurori Andon Çerepi, mbajti një fjalim politik, ku spikaste ajo se; cilësohej figurë krimi “mburrja e potencialit ushtarak dhe ekonomik të Amerikës”, sepse kjo ishte “propagandë e mprehtë”. Ai foli për 28 mijë dëshmorët, për kongresin e IV-ët të Frontit Demokratik, për popullin heroik vietnamez, etj.

Me vendimin nr.63, datë 7.2.1976, Gjykata e Rrethit Tiranë, e kryesuar nga Shegush Hakani, ndihmësgjyqtarët Ikbale Karaj e Petrit Baxhaku, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 73, të Kodit Penal, e dënoi me 5 vjet burgim, e konfiskimin e sendeve që kishte pasur me vete, duke i lënë vetëm 4.350 lek,ë për përdorim vetjak.

U la në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin n.67, datë 27.2.1976. Thomai vdiq më 24.7.1978, në spitalin e burgut në Tiranë dhe u varros në Tufinë. Ishte caktuar për të, varri nr.6./ Memorie.al

Next Post
Nisja e vitit të ri shkollor, Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas: Detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze

Nisja e vitit të ri shkollor, Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas: Detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In