• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteri i zhdukjes së gazetarëve në Kinë, njëri vizitoi laboratorin famëkeq të Wuhanit

by Java News
18/04/2020 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre gazetarë që kërkonin të tregonin të vërtetën mbi epideminë ne Wuhan nuk janë parë prej dy muajsh. Chen Qiushi, Fang Bin dhe Li Zehua kishin shpërndarë foto e video dramatike të gjendjes nga Wuhan nën karantinë, ish-epiqendër e koronavirusit të ri.

Por vendndodhja e tyre është tashmë mister prej dy muajsh, raportojnë mediat perëndimore. Llogaritë e tyre të ndjekura në YouTube- të cilat janë të ndaluara në Kinë por mund të kontrollohen me kodues VPN, janë tashmë të qeta.

Biznesmeni nga Wuhan, Fang u zhduk pas publikimit të videos ku shihej një pirg me trupa njerëzish në një furgon jashtë një spitali. Video e tij e shkurtër tregon mjekë në veshje të plota mbrojtëse që tentojnë të kujdesen për pacientët teksa të tjerë presin me psherëtima. Ai më pas pyet një nga mjekët: “Këta njerëz sapo kanë vdekur? Kur ndodhi kjo? Dje?”

Fang Bin (në foto), një banor i Wuhan, u zhduk më 9 shkurt pasi publikoi një seri video, duke përfshirë një që tregon grumbuj trupash të ngarkuar në një autobus (poshtë)

Pamjet u bënë virale kur u publikuan nga gazetarja kineze Jennifer Zeng. Fang thotë se policia erdhi në shtëpinë e tij më 1 shkurt. Ai u arrestua dhe u lirua më datë 9 shkurt por llogaria e tij u bë e heshtur prej kësaj date, pas një publikimi  me fjalët ‘të gjithë të revoltohen – pushteti t’i kthehet popullit’.

Ndërsa aktivisti Chen, 34 vjeç, është aktivist të drejtash i kthyer në video-gaetar. Ai erdhi në Vuhan para nisjes së bllokadës së koronavirusit, por kishte qenë aktiv në protestat anti-qeveritare në Hong Kong prandaj njihej nga autoritetet. Në videon e tij të parë në YouTube nga Vuhan, thotë: “Me kameran time do të dokumentoj atë që po ndodh”. Më tej ai pretendon se një grua që duket në video po rri pranë të afërmit të saj të vdekur në një karrige me rrota, teksa ajo përpiqet të kontaktojë në telefon me familjarët. Në postimin e tij të fundit, për të cilin rrjeti BBC thotë se është bërë nga një miku i tij, bëhet thirrje për kthimin e tij: “Ku është Chen Qiushi tani? A do të flasë më një njeri me të? Chen Qiushi nuk kontakton prej 68 ditësh, pasi kishte raportuar për koroanvirusin në Vuhan. Ju lutem shpëtojeni!!!’

Chen, 34 vjeç, i cili shkoi në Wuhan për të raportuar në lidhje me shpërthimin e koronavirusit në mënyrë të pavarur, nuk është dëgjuar që nga ora 7 pas orës lokale, më 6 shkurt, sipas postimeve në llogarinë e tij në Twitter

Ndërsa gazetari Li Zehua, 25 vjeç, ka punuar më parë për transmetuesin shtetëror kinez ÇTV. Li duket se u shënjestrua nga autoritetet pas një vizite që bëri në laboratorin famëkeq të virologjisë në Wuhan  dhe nuk është parë që prej 26 shkurtit.

Li Zehua (në foto) është një ish reporter i CCTV dhe thuhet se do të dëgjohet për herë të fundit më 26 shkurt. Li ishte gjasa të ishte në shënjestër të policisë sekrete pasi vizitoi Institutin Wuhan të Virologjisë, thuhet në një raport

Në fillim të muajit kongresmeni amerikane Jim Banks i bëri thirrje Kinës të hetojë zhdukjen e tre gazetarëve, duke sugjeruar se qeveria kineze i ka burgosur ose ndoshta diçka më e keqe u ka ndodhur.

g.kosovari

 

Next Post
Shtohet një rast me koronavirus në Fier/ Doli pozitiv i afërmi i familjarëve të infektuar më parë

Shtohet një rast me koronavirus në Fier/ Doli pozitiv i afërmi i familjarëve të infektuar më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com