• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i zhdukjes së biznesmenit në Shqipëri, sjell një zhvillim surprizë në Itali

by Java News
30/01/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhdukja misterioze e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, vijon të pasurohet me elementë të rinj, që këtë herë në fakt nuk vijnë nga Shqipëria, por nga një prej aktiviteteve të themeluara nga 45-vjeçari, fati i të cilit prej 6 Janarit nuk dihet ende.

Mediat italiane raportojnë se pasditen e së enjtes në dyqanin “Parrucchieri Milano”, që ndodhet krah hyrjes kryesore të një qendre tregtare, shkuan punonjës të gjykatës së Arezzo-s, të cilët i ftuan të gjithë të pranishmit të dilnin jashtë, para se të sekuestronin biznesin në fjalë për shkak të falimentit. E gjithë skena ndodhi ndërkohë që në dyqan kishte punonjës e klientë.

Mediat italiane shkruajnë se nuk dihet ende motivacioni që çoi në marrjen e këtij vendimi. As nëse kjo ka lidhje me zhdukjen e Pecorelli-t, tashmë ish-drejtues i dyqanit, pasi prej disa muajsh ky biznes ishte në emër të partneres shqiptare të tij.

Bizneset e tjera të 45-vjeçarit që ndodhen mes San Giustino, Città di Castello dhe Corciano vijojnë aktivitetin.

Ndërkohë sa i përket zhvillimeve për zhdukjen e biznesmenit italian, gjatë orëve në vijim pritet që në Shqipëri të mbërrijë një ekspert piroteknik italian, ndërsa përgjigjet e analizës së ADN-së, mediat fqinje raportojnë se ato do të dërgohen të hënën në Perugia.

Zhdukja e Davide Pecorelli-t vijon të mbetet një mister, i cili ka angazhuar si autoritetet shqiptare ashtu edhe ato italiane. Një ditë më parë, mediat fqinje raportuan se prokuroria e Perugia-s po heton në dy pista, zhdukjen e qëllimshme ose vrasje.

Një pikëpyetje që është ngritur nga mediat që ditët e para kur u raportua zhdukja e Pecorelli-t, ka qenë pikërisht gjendja financiare e bizneseve të tij. Kjo është parë edhe si arsye përse italiani udhëonte shpesh drejt Shqipërisë ku dyshohet se po përpiqej të shtrinte biznesin e tij.

Përpara se të nisej për Shqipëri, 45-vjeçari i kishte treguar një miku se në vendin tonë do të takohej me një mjek, në tentativë për t’i shitur një lazer të gjeneratës së fundit. Një tregti e cila do të kushtonte rreth 70 mijë euro.

Next Post
Rrogozhinë/ Plot 260 familjeve u rindërtohet shtëpia, Veliaj: “Po ndërtojmë për t’u lënë trashëgimi fëmijëve shtëpi më të forta”

Rrogozhinë/ Plot 260 familjeve u rindërtohet shtëpia, Veliaj: “Po ndërtojmë për t’u lënë trashëgimi fëmijëve shtëpi më të forta”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In