Vendndodhja e pilotit italian Guido Guidi, i ndaluar para disa ditësh pas rrëzimit të avionit në Ishëm, mbetet ende një mister për të gjithë.
Në emisionin Studio e Hapur në Neës24, i pranishëm në lidhje live është avokati i tij Aleksandër Ndrejaj, i cili pavarësisht insistimit të gazetarëve, nuk ka dashur të japë një informacion, sado të pakët, për vendndodhjen e tij dhe kushtet në të cilat ai ndodhet në vend.
Sakaq gazetarja klodiana Lala tha se sipas informacioneve që ajo disponon, piloti italian ndodhet në drejtorinë e policisë së qarkut të Durrësit.
Avokati i pilotit italian tha se ai nuk ka ardhur në Shqipëri për të transportuar drogë, por nuk ka saktësuar arsyet e ardhjes së tij në vend.
DEBATET
Avokati i italianit, Aleksandër Ndrejaj:
“Në momentin e parë jam kontaktuar nga policia dhe më pas jam takuar me italianin Guido Guidi.
Kam kontaktuar me familjarët dhe avokatët e tij në itali. Familja është e shqetësuar pasi media italiane e ka bërë mjaft tragjike këtë ngjarje. Mesa kam kontaktuar me ta, me djalin e tij, ata pritet të vijnë në Shqipëri.
Hoxha: Ata kanë një studio avokatore apo jo?
Avokati: Tani unë jam avokati që informoj studion në Itali, në dispozicion do të kemi dhe dy avokatë të tjerë nëse ata do të nevojiten. Pilotin italian e kam takuar mbi 3 4 herë.
Hoxha: Në cfarë gjëndje juridike ndodhet ky person, në cfarë statusi ndodhet aktualisht piloti italian?
Avokati: I nderuar zoti Hoxha, ai i ka dhënë deklarimet e tij, jemi në proces verifikimi. Jemi në pritje dhe është organi i akuzës ai që ngren akuzat.
Hoxha: Ka masë sigurie?
Avokati: Jemi në pritje të përgjigjes së marrjes nga organet e prokurorisë. Në rast se do të kishte masë sigurie, ju do të ishit vënë në dijeni apo jo!
Hoxha: Kërkojmë të dimë nëse është në masë sigurie
Avokati: është në dispozicion kurdoherë që do të thirret nga organi i akuzës.
Gazetarja Klodiana Lala: Mua më thanë që ndodhet në Durrës! A mund të na e konfirmoni vendin se ku ndodhet piloti italian?
Avokati: nuk mund të flas në emër tim, por në emër të klientit.
Pjerin Ndreu: Masa e sigurisë do të bëhet transparente nga prokuroria. Çështja është nën hetim dhe ne nuk mund të flasim kështu.
Gazetarja Klodiana Lala: Mua më kanë informuar se ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë së Qarkut në Durrës.
Avokati: Nuk e di, pasi policia ka veprimet e veta, prokuroria ka veprimet e veta dhe për arsye hetimi mund të ndryshojë masat.
Asllan Dogjani: Nga ajo që kuptoj unë është se ai ka statusin e të penduarit.
Avokati: Ai është i shqetësuar për këto lajme. Dua t’ju informoj se ai nuk ka ardhur këtu për drogë. Ai ka deklaruar se nuk ka ardhur për drogë.
Eni Vasili: A e ka ndryshuar ai deklarimin?
Avokati: Një herë jepet deklarimi, jo dy herë.
/java/a.k











