• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i vdekjes së çiftit shqiptar në SHBA/ Mediat zbardhin detaje, aktori u deklarua i zhdukur në muajin prill

by
08/08/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende mbetet mister arsyeja përse aktori shqiptar Florind Belliu u hodh sëbashku me bashkëshorten e tij Ornela Shehi nga ballkoni i katit të gjashtë të banesës ku jetonin në New York.

Media amerikane New York Post ka publikuar të tjera detaje, ku shkruan se Belliu punonte si shofer për të përballuar kostot e jetesës. Prej dy vitesh ai po punonte për dy libra dhe një skenar filmi që ai shpresonte ta paraqiste në Netflix.

Media amerikane shkruan se policët nuk kishin marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin. Ata u vendosën në pallatin ku ndodhi tragjedia rreth katër muaj më parë. Sipas New York Post, Belliu është raportuar njëherë i zhdukur në muajin prill, ndërsa u gjet nga policët. Sipas fqinjëve, Belliu shpesh shihej i zemëruar, ndërsa bashkëshortja e tij ishte një person i qetë.

Tragjedia u regjistrua dy ditë më parë, ku aktori Florind Belliu, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi, 28 vjeç, u hodhën nga pallati ku banonin, duke lënë pas dy fëmijë të mitur, 6 dhe 2 vjeç. Tragjedia ndodhi ditën e ditëlindjes së aktorit, por ende mbeten mister rrethanat dhe shkaqet që e çuan çiftin të ndërmerrnin këtë akt.

Megjithatë autoritetet po hetojnë disa pista, si vetëvrasje e dyfishtë, apo vrasje. Një burim policor tha për mediat amerikane se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, të cilat mund të kenë shkaktuar incidentin që qe fatal për të dhe gruan e tij. Neë York Post shkruan se fillimisht është parë duke rënë nga ballkoni Shehi dhe më pas Belliu, të cilët gjetën vdekjen. Sipas fqinjëve, çifti ka debatuar para se të ndodhte ngjarja.

Një status i bërë nga Florind Belliu lë dyshime mbi motivet e vetëvrasjes ose vrasjes së tij së bashku me gruan. Ai ka shkruar një mesazh për 2 çunat e tij, ku thotë se i kanë ngritur një kurth dhe se të gjithë i ka kundër. Ai thotë se nuk po gjen as gazetar për ta bërë publike e as një avokat për ta mbrojtur, por pa e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Ngjarja e rëndë tronditi edhe familjarët e Belliut. Nëna dhe motra e tij shihen në vendin e ngjarjes pak pas tragjedisë, të cilat mezi e mbajnë vetën nga lajmi i trishtë.

/e.d

Next Post
13 vite ‘luftë’ për t’i shpëtuar drejtësisë/ Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Mediun për Gërdecin. A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?

13 vite 'luftë' për t’i shpëtuar drejtësisë/ Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Mediun për Gërdecin. A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In