• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i vdekjes së biznesmenit Armandi Nelaj, Policia e Sarandës përjashton bombolën e oksigjenit! Po hetohen konfliktet e fundit e konkurenca në biznes

by Java News
26/06/2024 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët i dhanë lamtumirën e fundit, Armandi Nelajt, biznesmenit sarandiot që vdiq në rrethana ende të paqarta teksa notonte dy netë më parë. Shpërthimi i fuqishëm tronditi qytetin mbrëmjen e së hënës ( (24 qershor 2024) në orën 22:00, kur të gjithë ishin të fokusuar tek ndeshja Shqipëri-Spanjë.

Viktima i veshur si polumbar ishte zhytur 100 metër larg portit te Sarandes. Policia fillimisht tha se ka shpërthyer bombola e oksigjenit, por këtë të mërkurë doli me njoftim të ri, ku bombola nuk përmend si shkak. Kjo pasi ka dyshime te forta se biznesmeni mund të jetë vrarë me tritol.

“Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi Armand  Nelaj 52 vjeç, banues në Sarandë. Pritet akti i ekspertimit per arsyen e shperthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Trupin e biznesmenit Armandi Nelaj e nxorrën nga deti dy turistë të huaj, që deri më tani mendohet se gjendeshin aty rastësisht. Ata kanë deklaruar në polici se po lëviznin me gomone drejt skafit të ankoruar në radë kur kane parë viktimën dhe e kanë transportuar deri në port. Viktimen e identifikoi i vëllai, i cili e ka njohur nga tatuazhi në qafë.

Familjarët, kanë deklaruar në polici se nuk kishin dijeni për konflikte dhe as nuk e dinin vendndodhjen e tij mbrëmjen e së hënës. Megjithëatë hetuesit kanë dyshime të forta se biznesmenit mund t’i jetë bërë anentat për shkak të konflikteve apo konkurencës në biznes.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka mbledhur disa pjesë metalike në vendin e shpërthimit, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar, rezultatet e të cilit do të përcaktojnë në mënyrë të saktë çfarë lënde ishte, tritol apo bombol oksigjeni. Po kështu janë sekuestruar disa kamera sigurie në rrugët e qytetit afër portit per te pare levizjet e viktimes dhe atentatoreve.

Biznesmen prej 13 vitesh, Armandi Nelaj zotëronte kompaninë e mjeteve të ndërtimit “Grand Konstruksion” dhe nuk rezulton i skeduar apo dënuar më parë. Gjithsesi emri i tij është përmendur para 4 vitesh në një emision investigativ, ku thuhej se 52-vjecari ka tentuar të përfitojë pronë publike, lulishte, me dokumente false. Biznesmeni nuk arriti asokohe të merrte pronen e pretenduar, ndaj sot lulishja është prone e shtetit./m.j

Next Post
Detaje të reja/ Sherri mes të burgosurve në Korydallos, plagoset edhe Altin Vokrri

Detaje të reja/ Sherri mes të burgosurve në Korydallos, plagoset edhe Altin Vokrri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In