• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

by Ylli Pata
10/01/2025 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, në konferencën e zakonshme të së premtes kur u pyet përsëri për primaret, tha se do t’ju njoftojmë shpejt(edhe pe nuk ka kohë), ndërkohë përmendi më shumë se dy herë negociatat me mazhorancën.

Negociata, që nuk i sqaroi, edhe pse për publikun dihen qartë se cilët kanë qenë pasojë negociatave të mëparshme. Ku rezultantja e tyre ka qenë mbyllja e listave për deputetë dhe mos ndryshimin e administrimit politik të komisioneve të votimit.

Berisha tha që do të ketë një tjetër negociatë, sa i përket votës së diasporës. Votë, e cila ende nuk është e sigurtë, pasi sipas të gjitha gjasave sistemi i regjistrimit dhe i certifikimit nga KQZ, ka që tani probleme, edhe pse qeveria i ka kaluar fondet përkatëse komisioni qendror për ta mbuluar ajo koston e shërbimit postar për shqiptarër jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Nëse procesi i lihet administratës zgjedhore pa ndërhyrë politika, edhe pse mund të ketë probleme rrugës, ka gjithmonë rrugë për të zgjidhur çdo pengesë.

Megjithatë Sali Berisha tha “jemi në negociata”. Një proces misterioz dhe totalisht i mbajtur larg nga publiku e mbi të gjitha mbështetsit e opozitës, se çfarë kërkon PD-ja e Berishës nga këto negociatat.

Deri tani, Berisha ka negocuar thuajse të gjitha interesat që nuk janë mbështetur apo përfaqësuar nga partitë e tjera opozitare. Madje edhe ato luajale me Berishën. Këtë e tha qartë Fatmir Mediu dy ditë më parë, kur shprehu se ai kishte mbështetur variantin e Damian Gjiknurit për listat e hapura.

Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani duket se ky refren është tretur si kripa n ujë.

Shtë tretur, pasi fuqia potenciale e PD-së së vulës është jo thjesht më e vogël, por problemi qëndron gjetiu.

Dhe u pa në në farë mënyre në një aggresion që ju bë disa drejtuesve të forcave të reja politike. Agresion, që duket ka ardhur nga një perceptim që vjen e rritet në sondazhe për aktorët e rinj, si një sinjal i qartë politik i kundërshtimit të Berishës nga votuesit realë të opozitës.

Sali Berisha dhe partia e tij ka sot një armik, apo më shumë armiq realë sesa Edi Ramën. E që shikohet qartë në strategjin e sulmit politik që po ndiqet nga një politikan, i cili baltosjen dhe linçimin e ka armë kryesore në veprimtarinë politike.

Prej kohësh, adresa apo shënjestra e lincmit të Sali Berishës është krejt larg kryeministrisë, ku edhe protestat nuk zhvillohen më. Por siç tha vetë doktori sot, përdoren negociatat. Të cilat janë të ndara nga dshirat dhe kërkesat e opozitës tjetër, e çështë më e rëndësishmja jan krejt të fshehta e nuk dihet se pse zhvillohen. Vetëm kur produkti del në fund siç ishte mbyllja e listave apo amnistia absurde.

Ka një arsye përse Sali Berisha përmendi negociatat sot; për tu treguar se është faktori kryesor, që kontrollon edhe komisionet zgjedhore, si dhe grupet e numërimit të votave. Madje ka përmendur edhe një kleçkë të re negociatash për votën e diasporës, pikërisht një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit. Si për të thënë se jeni të detyruar të më votoni mua para të rinjve, mesazh që u pa krejt i qartë.

Nga ana tjetër, opozita e re, sidomos ajo që qartësisht është kundërshtare me Sali Berishën, nuk është m mirë sesa partitë e reja të llastuara që u zinë me Fevziun.

Sepse edhe pse akuzojnë Berishën për negociatat të fshehta me mazhorancën, ose fare ose shumë pak i kanë zbardhur këto negociatata dhe rezultatin e tyre.

Next Post
Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Midis Besës dhe Sirit: Dilema e shqiptarit modern

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Ktu ska gje per tu habitur,monstra e vicidoli me k/hajdutin jane ortake ktu e shume vite me pare.Prandaj votuesit kurrsesi nuke duhet te bien pre e ktyre dy ndytsirave.Duhet ti largojme nji here e pergjithmone,shkaterruesit e vendit,ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025.

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Ende besoni cfare thotë Berisha?
    Gazetarë mblidheni mendjen!
    Kur Berisha thotë që ka mbetur prifti me barë ju mund ta besoni sërish. Keni të drejtën tuaj të komentoni çdo broçkullë të tij. Për Ramën Berisha është non grada dhe bojën nuk do që t’ja shikojë e jo më të negociojë me të.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com