• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Misteri i koronavirusit/ A nisi vërtet nga tregu i kafshëve në Wuhan?

by Java News
13/04/2020 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mendjen e opinionit publik, historia e origjinës së koronavirusit duket tashmë e fiksuar: “në fund të vitit 2019 dikush në tregun e peshkut të Huananit në qytetin e Wuhan të Kinës, tashmë i njohur botërisht, u infektua me një virus nga një kafshë.

Pjesa tjetër është një histori e tmerrshme ende në zhvillim, me përhapjen e Covid-19 nga ai grupim i parë në kryeqytetin e provincës Hubei të Kinës në një pandemi që ka vrarë mbi 100 mijë njerëz deri më tani.

Që nga ajo kohë janë bërë të famshëm edhe pangolinët, një gjitar me luspa, që është shfaqur shpesh në edicionet e lajmeve si kafsha që transmetoi virusin te njerëzit.

Por ka ende shumë paqartësi në lidhje me disa aspekte të historisë së origjinës Covid-19 që shkencëtarët po përpiqen mjaft për t’i zbuluar. Këtu përfshihet edhe se cilat specie ia kaluan virusin një njeriu. Ata po përpiqen shumë sepse të dish se si fillon një pandemi është çelësi për të ndaluar një tjetër.

Prof Stephen Turner, drejtor i departamentit të mikrobiologjisë në Universitetin Monash të Melbourne, thotë se ajo që ka më shumë të ngjarë është që virusi të ketë origjinën nga lakuriqët.

“Por kaq mund të them” – thotë ai.

Në hipotezën se virusi doli në tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan nga një ndërveprim midis një kafshe dhe një njeri, Turner thotë: “Unë nuk mendoj se ky është një konkluzion përfundimtar në asnjë mënyrë.”

Ai shton se viruset e këtij lloji qarkullojnë gjatë gjithë kohës në “mbretërinë e kafshëve”.

“Fakti që virusi ka infektuar një tigër në një kopsht zoologjik të New York tregon se si viruset mund të lëvizin midis specieve. Të kuptuarit e gjerësisë së specieve që ky virus mund të infektojë është i rëndësishëm pasi na ndihmon të ngushtohemi nga mund të ketë ardhur” – thotë ai.

Shkencëtarët thonë se ka shumë të ngjarë që virusi të vijë nga lakuriqët, por së pari kaloi përmes një kafshe ndërmjetëse në të njëjtën mënyrë si një koronavirus tjetër që shpërtheu në vitin 2002, i njohur tashmë si SARS. Ai u zhvendos nga lakuriqët me patkua te një mace e egër para se të infektonte njerëzit.

Një kafshë e konsideruar si urë mes lakuriqëve dhe njerëzve është pangolina. Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës thotë se ata janë “gjitarët e tregtuar në mënyrë më të paligjshme në botë” dhe janë të çmuar për mishin e tyre dhe vlerat medicinave që mbartin.

Siç është raportuar në revistën “Natyre” pangolinat nuk janë renditur në inventarin e gjërave që shiten në tregun e Wuhan, megjithëse kjo mund të jetë e qëllimshme pasi është e paligjshme t’i shesësh ato.

“Nëse pangolina e gjorë ishte specia në të cilën u hodh virusi, nuk është ende e qartë,” – thotë Turner që shton: “Mund edhe të jetë miksuar në diçka tjetër dhe më pas nga një pangolinë ka kaluar te njerëzit”.

Prof Edward Holmes, nga Universiteti i Sidneit, ishte bashkautor në një studim të “Natyre” që ekzaminoi origjinën e mundshme të virusit duke parë gjenomin e tij. Në rrjetet sociale ai ka theksuar se identiteti i specieve që shërbyen si pritës i ndërmjetëm për virusin është “ende i pasigurt”.

Një studim statistikor vuri re një karakteristikë të virusit që evoluonte për të mundësuar hyrjen në qelizat njerëzore. Pangolinët ishin në gjendje ta zhvillonin këtë karakteristikë, por kështu janë edhe macet, buajt, bagëtitë, dhitë, delet dhe pëllumbat.

Një studim tjetër pretendon se ka përjashtuar krejt pangolinat si një ndërmjetës sepse mostrat e viruseve të ngjashme të marra nga pangolinët nuk kishin një zinxhir të aminoacideve që gjendet te virusi që tani qarkullon te njerëzit.

Studimi që Holmes zhvilloi sugjeronte që skenari në të cilin një njeri në tregun e Wuhan ndërvepronte me një kafshë që mbante virusin ishte vetëm një version i mundshëm i historisë së origjinës së Covid-19. Një tjetër ishte mundësia që një pasardhës i virusit kishte kohë që ndodhej te njerëzit dhe pastaj ishte adaptuar pasi kalonte nga njeriu te njeriu.

Analiza e 41 pacientëve të parë me Covid-19 në revistën mjekësore “Lancet” zbuloi se 27 prej tyre kishin ekspozim të drejtpërdrejtë në tregun Wuhan. Por e njëjta analizë zbuloi se rasti i parë i njohur i sëmundjes nuk kishte asnjë lidhje me të. Kjo mund të jetë një arsye tjetër për të dyshuar në historinë që të gjithë besojmë.

Prof Stanley Perlman, një imunolog nga kryesorët në Universitetin e Iowa-s dhe gjithashtu ekspert për shpërthimet e mëparshme të koronavirusit që kanë rrjedhur nga kafshët, thotë se ideja që gjithçka lidhet me tregun e Wuhan “nuk mund të përjashtohet”, sepse materiali gjenetik i virusit ishte gjetur në mjedisin e tregut.

Perlman i tha “The Guardian Australia” se ai beson se kishte një kafshë ndërmjetëse, por shton se teksa pangolinat janë kandidatë të mundshëm, ato “nuk janë provuar të jenë ndërmjetësi kryesor”.

“Unë dyshoj se çdo evolucion [i virusit] ka ndodhur në kafshën e ndërmjetme nëse ka një të tillë. Nuk ka pasur ndryshime thelbësore të virusit në 3 muajt e pandemisë, duke treguar se virusi është përshtatur mirë te njerëzit. “

Të ashtuquajturat “tregjet e lagura” – ku tregtohen kafshë të gjalla – janë implikuar më herët në shpërthime marramendëse të koronavirusëve, në veçanti të Sars.

Dr Michelle Baker, një imunolog në CSIRO i cili studion viruset e lakuriqëve, thotë se disa nga hulumtimet mbi origjinën e Covid-19 janë larguar nga ato që diheshin në fillim.

“Në të vërtetë nuk e dimë sa e saktë është historia e origjinës”, thotë ajo duke shtuar: “Gjithesi ka një lloj lidhjeje [me tregun e Wuhan] ku kishte njerëz të ekspozuar që ishin infektuar”.

Baker thotë se ajo që është “shumë e mundshme” është se virusi ka origjinën në një lakuriq nate.

“Është një skenar i mundshëm, por kurrë nuk do ta dimë. Tregu u pastrua mjaft shpejt. Ne vetëm mund të spekulojmë . Ne kemi gjetur paraardhësit e virusit, por të kesh njohuri më të gjerë për koronavirusin në specie të tjera mund të na japin një aluzion në lidhje me evolucionin e kësaj gjëje dhe se si u shpërnda te njerëzit” – e mbyll ajo.

Përkthyer nga The Guardian -Lapsi.al

Next Post
Shuhet aktorja e dashur për shqiptarët nga filmi “Oktapodi”, Patricia Millardet

Shuhet aktorja e dashur për shqiptarët nga filmi "Oktapodi", Patricia Millardet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com