• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i kafkës dhe eshtrave që u gjetën në Kurbin/ Policia dyshon se i përkasin adoleshentit të zhdukur në 2015. Pritet krahasimi i ADN-së së familjarëve

by Java News
04/04/2022 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia është vënë në lëvizje për identifikimin e viktimës që i përkasin eshtrat e gjetura një ditë më parë në vendin e quajtur “Fushë Kuqe” të Kurbinit. Burimet bëjnë me dije se e vetmja mënyra për të zbuluar identitetin e viktimës është kryerja e testit të ADN-së te familjarët e personave që janë shpallur të zhdukur në zonën përreth.

Në zonë janë disa të zhdukur, por nisur edhe nga madhësia e eshtrave, policia pritet të nisë verifikimet nga familjarët e një adoleshenti nga Mamurrasi të zhdukur shtatë vite më parë.

Burimet bëjnë me dije se policia dyshon që eshtrat t’i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur disa vite më parë në këtë zonë. Të parët që do t’u merren mostrat e AND-së janë pikërisht familjarët e Gjonajt për të vërtetuar nëse eshtrat i përkasin adoleshentit, të cilit nuk iu gjet asnjë gjurmë që prej majit të vitit 2015, kur ishte nisur për në shkollë në Mamurras.

Familjarët e Mariglen Gjonajt denoncuan zhdukjen e tij në maj të vitit 2015.

Ata thanë se nuk kishin kontakt me të birin, i cili ishte nisur për në shkollë si normalisht dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët deklaruan atëhere në polici se kishin frikë se dikush mund t’i ketë bërë keq të riut pasi ditën e zhdukjes ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.

Nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk ishte kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, ç’ka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata bën disa javë më pas denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, ende nuk ka asnjë të dhënë e gjurmë të Mariglen Gjonajt.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij.

Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh në atë kohë për mediat nëna e 16- vjeçarit.

Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çeshtje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrejtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, tha ajo.

Dalja e rezultateve të ADN-së do të kërkojë kohë pasi në zonën e Lezhës janë disa të zhdukur dhe policia pritet t’u marrë mostra edhe të tjerëve me qëllim zbulimin e identitetit të viktimës. (abcnews)

Next Post
Sot pritet tjetër protestë, Policia “blindon” hyrjet e Tiranës, postoblloqe dhe kontrolle në këto akse

Tentuan të korruptojnë policët/ E pësojnë 6 shoferë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Franca dhe Britania në bisedime për t'i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve -

Franca dhe Britania në bisedime për ti dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve –

September 30, 2026
Britania shqyrton mundësinë e rikthimit në BE -

Britania shqyrton mundësinë e rikthimit në BE –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com