• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i atësisë zgjidhet pas 3 vitesh! Nënë e bir shpërthejnë në lot nga përgjigjja

by A M
28/07/2024 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 3 vitesh nga ardhja e tyre në “Shihemi në Gjyq”, Qamilja dhe Fatjoni janë gati për të marrë përgjigje për problemin që i solli asokohe. Ish-bashkëjetuesja e Fatjonit, Dorina, nuk pranoi atësinë për djalin e tyre duke e lënë pa mbiemër dhe baba. Më pas, ajo u largua nga shtëpia duke sjellë një konflikt mes nënës e djalit që u paraqitën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Siç shpjegoi Eni Çobani, që prej vitit 2022 ka nisur një proces gjyqësor për të mësuar atësinë e vogëlushit, Fjoreldos. Gjatë seancave që ajo i ka ndjekur personalisht në mungesë të Fatjonit dhe Qamiles, nga pala tjetër nuk është paraqitur askush.

Megjithatë, më në fund ajo ka në dorë vendimin gjyqësor të cilin siç bëri me dije, do ta zbulojë ekskluzivisht për të dy ata por edhe për publikun. Një ekspert mjeko-ligjor ka marrë kampionët gjenetikë të Fatjonit, Dorinës dhe Fjoreldos për të bërë krahasimin në bazë të të cilit rezulton se:

“Nga krahasimi i profileve gjenetike të shtetasve Fatjon Harizaj dhe Fjoreldo Myrto arrijmë në përfundimin se këto prrofile paraqesin lidhjen gjenetike baba dhe bir. Saktësia e këtij rezultati është 99.9%”.

Qamilja e Fatjoni shpërthejnë në lot gëzimi dhe afrohen drejt Eni Çobanit.

Qamile: Të falënderoj!

Eni Çobani: Jam shumë e lumtur, shumë e lumtur që ti sot je bërë gjyshe ligjërisht se shpirtërisht je bërë me kohë, por sot je bërë dhe ligjërisht.

Fatjon: Të dua si mamanë time!

Qamilja shton se synimi i tyre s’ka qenë kurrë për të larguar djalin nga krahët e nënës, por për t’i dhënë edhe ata dashurinë e tyre dhe për t’iu përgjigjur në çfarëdo mënyre. Eni Çobani shpjegon hapin e radhës që do të ndjekin që Fatjoni të marrë më në fund të drejtat dhe detyrimet prindërore.

Eni Çobani: Ne do të shkojmëpranë zyrës së gjendjes civile Durrës. Djali do të regjistrohet me atësi dhe me mbiemrin tënd. Pra Fjoreldo që nga ky moment do të ketë atësi, mëmësi dhe mbiemrin Harizaj në bazë të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës. Nga ky moment që ke fituar këtë të drejtë, këtu fillojnë edhe detyrimet e tua. Duhet t’i përgjigjesh atij fëmije si me pension ushqimor, si me qëndrim afër, si me marrjen pranë banesës tënde, por njëherë bëhu baba për djalin tënd, ai të ndiejë dashurinë tënde.

Next Post
Rreziku Trump për demokracinë shqiptare

Rreziku Trump për demokracinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In