• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i anijeve koreane fantazëm me trupa të vdekur që zbarkojnë në brigjet e Japonisë (FOTO)

by Java News
18/04/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntorin e shkuar, roja bregdetare japoneze gjeti një varkë të përmbysur. Teksa e tërhiqnin për ta nxjerrë në breg, u shfaqën këmbët e një kufome. Në port, policia gjeti edhe pesë trupa të tjerë të dekompozuar.

Nga mbishkrimet, varka u identifikua si koreano-veriore. Fillimisht u mendua se gjashtë viktimat ishin përpjekur të arratiseshin nga vendi i izoluar. Por më pas, brenda pak javësh, të tjera varka të tjera koreano-veriore u gjetën në brigjet veriore të Japonisë. 2313

Kështu filloi të flitej për “anije fantazmë”, në të cilat u gjetën vetëm kufoma të dekompozuara nga qëndrimi gjatë në diell, erë dhe ujin e detit. Gjithsej 14 varka me 30 trupa të pajetë u nxorën që prej nëntorit deri në fund të dimrit.

Policia dhe Zbulimi japonez nisën hetimet për zbardhjen e misterit. Në varkat prej druri, të gjata jo më shumë se 30 metra, ishte shkruar në gjuhën koreane: “Departamenti i Sigurisë së Shtetit”, “Ushtria e Popullit Korean”. Të gjitha varkat kishin flamuj koreano-veriorë. Në çantën e një prej viktimave gjendej një spiletë me portretin e Kim Jong-il-it, babait të ndjerë të Kim Jong-un-it. Nuk dukej bagazhi i një opozitari që arratisej nga regjimi.

Për më tepër, rruga më e thjeshtë për t’ia mbathur nga Koreja e Veriut është drejt Kinës përmes tokës. Arratia përmes detit, sidomos në acarin e dimrit kur zona rrihet nga erërat, do të ishte vetëvrasje. Pastaj, a nuk do të ishte më e logjikshme të tentoheshin brigjet e Koresë së Jugut fqinje, në vend të Japonisë së largët?

Hetimet u ndihmuan edhe nga një tjetër element i rëndësishëm: në varkat fantazmë u gjetën mbetje rrjetash peshkimi dhe tojash. Duke qenë se peshkatarët janë njerëz të rrahur me detin dhe kurrsesi nuk do të ndërmerrnin një rrezik të tillë vetëvrasës, u ngrit një tjetër teori: bëhej fjalë për varka peshkimi, por ekuipazhet përbëheshin nga ushtarë të urdhëruar nga Kim Jong-un, në përpjekje për të lehtësuar zinë e bukës që ka kapluar vendin. 3968

Arsyeja pse u dërguan ushtarë ishte sepse regjimi nuk mund t’u zinte besë peshkatarëve të zakonshëm, transmeton Shekulli. Ushtarakët, të parrahur me lundrimin dhe pa pajisjet e duhura të orientimit, qenë larguar shumë në det të hapur. Të humbur në mes të hiçit, ata vdiqën urie, në heshtje të plotë nga Peniani që kurrë nuk bëri zë për zhdukjen e tyre.

Pak para nëntorit të shkuar, Kim Jong-un-i gjatë vizitave në rezervatet e peshqve pati urdhëruar popullin që të peshkonte më tepër, për të lehtësuar zinë e bukës të rënduar nga sanksionet dhe nga shpenzimet publike që në pjesën dërrmuese shkojnë për programin bërthamor dhe atë të raketave. Ky urdhër u kushtoi jetën 30 burrave. express

Next Post

Nis turi i kajakëve për të shpëtuar lumenjtë e Ballkanit me mesazh për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In