• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri/ Argita Berisha Malltezi 375 mijë euro të ardhura nga fakultetet private, pas largimit të Berishës nga pushteti fitoi vetëm 61 mijë euro

by Java News
22/06/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Përpos aktivitetit të Shkëlzenit si sekser, qirave të dyshimta, blerjes së pasurive të paluajtshme dhe shitjes së tyre deri në 70 % më shtrenjtë, fabrikave, investimeve të dhëndrit për ngritjen kullave etj., një nga format e pasurimit të Familjes Berisha, pjesë e listës së zezë së SHBA që nga 19 maji 2021, janë edhe të ardhurat e pazakonta të Argita Malltezit (Berisha) nga mësimdhënia në fakultete private.

Nga viti 2007 deri në mas të vitit 2019, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar 375 mijë euro të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, fillimisht në Kosovë dhe më pas pa dhënë asnjë një referencë as për vendin dhe as për emrin e fakultete ku ka dhënë mësim. Çuditërisht, të ardhurat e Argitës nga mësimdhënia në fakultete private kulmojnë gjatë viteve kur babai i saj, Sali Berisha, ishte në pushte, ndërsa pësojnë një rënie drastike pas largimit të Berishës nga pushteti.

Konkretisht, nga viti 2007 deri në vitin 2013, të ardhurat e Argitës nga fakultetet private janë 314 mijë euro. Në vitin 2011 ka shënuar nivelin më të lartë, duke deklaruar 8.4 milionë lekë ose 84 mijë USD dhe 35 mijë euro nga mësimdhënia në fakultetet private.

Nga viti 2014, kur Berisha nuk ishte më në pushtet, deri në mars të vitit 2019, Argita Berisha deklaron vetëm 7.5 milionë lekë ose rreth 61 mijë euro të ardhura nga fakultetet private. Nivelin më të ulët të të ardhura e ka shënuar në vitin 2016 me 1 milionë lekë. Rënia e të ardhurave pas vitit 2014, kur Berisha nuk ishte më në pushtet, krijojnë dyshime të forta se dhe të ardhurat Argitës nga mësimdhënia në fakultete private, para vitit 2013, mund të jenë influencuar nga pushteti i Berishës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkëlzen Berishën, i cili ka fituar qindra mijëra euro si sekser. Pas largimit nga pushteti të babait të tij Sali Berisha, të ardhurat e Shkëlzenit si sekser kanë rënë ndjeshëm. Madje, që kur Sali Berisha u largua nga pushteti, Shkëlzeni deklaron vetëm gjatë vitit 2015 të ardhura nga ndërmjetësimi, konkretisht 200 mijë euro. Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e Berishës dhe Familjes së tij në lisën e zezë, thuhet se Berisha ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar.

Të ardhurat e Argitës nga fakultetet private sipas viteve

7.8 mijë euro në vitin 2007

15 mijë euro 2008

16 mijë euro 2009

6.6 milionë lekë dhe 10 mijë euro, 2010

8.4 milionë lekë dhe 35 mijë euro, 2011

6.1 milionë lekë dhe 11 mijë euro, 2012

6.5 milionë lekë, 2013

1.4 milionë lekë, 2014

1 milion lekë, 2015

1.1 milion lekë, 2016

1.9 milion lekë, 2017

1.8 milion lekë, 2017

300 mijë lekë deri në mars 2019/shqiptarja.com

/m.j

Next Post
Kërkesë urgjente/ Apel për plotësimin e SPAK-ut, Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini në rradhë

Reagimi i paprecedentë i SHBA-BE: Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet në çështje ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com