• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri/ 25-vjeçarja u zhduk sapo zbriti në Rinas, ja dyshimet e vëllait

by Java News
23/03/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 25- vjeçare rezulton e humbur prej më shumë se një muaji dhe familjarët nuk dinë ende asgjë për vendndodhjen e saj, duke dyshuar edhe për ndonjë aksident apo vetëvrasje, raporton “Panorama”.

Denoncimi për humbjen e saj është bërë tri ditë më parë në Komisariatin nr.4 nga vëllai i vajzës, i cili pretendon se ka verifikuar të gjitha të dhënat e hyrjes së saj në Shqipëri, prej më shumë se një muaji, por nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.

Burimet thanë se vajza 25-vjeçare, me iniciale D.Gj., ka zbritur në Aeroportin e Rinasit më datë 16 shkurt të këtij viti, pasi ishte kthyer nga Italia. Vëllai i saj, shtetasi me iniciale M.Gj., 31 vjeç, është paraqitur në Komisariatin nr.4 më datë 19 mars dhe shumë i shqetësuar ka denoncuar “zhdukjen” e saj, pasi, sipas tij, ajo vuan nga problemet me depresionin.

Sipas familjarëve, vajza është rezidente në Itali, por kohët e fundit po kurohej atje për shkak të depresionit. Një ditë para se të nisej për në Shqipëri, i kishte lajmëruar për kthimin e saj, por më pas ata kanë humbur të gjitha kontaktet me të.

Vëllai i 25-vjeçares është shprehur në polici se ajo ka udhëtuar vetëm nga Italia në Shqipëri dhe që nga momenti kur ka zbritur në Rinas, nuk dinë më asgjë për të. Familjarët kanë deklaruar se kanë kontaktuar me të gjithë të afërmit në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, gjithashtu edhe me shoqet e shokët e vajzës së tyre, por as ata nuk kanë dijeni për vendndodhjen e saj.

Vëllai është shprehur i shqetësuar në polici, pasi, për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka, mund të ketë kryer edhe vetëvrasje, apo mund të jetë aksidentuar. Megjithatë nga verifikimet në Morgun e Tiranës, por edhe në qytete të tjera, nuk ka rezultuar ndonjë person me karakteristikat e 25- vjeçares.

Hetuesit mësohet se kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë në lidhje me ngjarjen. Ata kanë bërë edhe kqyrjen e kamerave te sigurisë së aeroportit të Rinasit. Pas kësaj kqyrje policia ka vijuar hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m.

Next Post
Fatos Klosi: Amerikanë e europianë, boll u tallët, nxirrni “peshqit e mëdhenj”!

Fatos Klosi: Ja pse Shqipëria nuk ka rrezik nga ndikimi rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In